Universiteti Bujqësor i Tiranës hap aplikimet për të gjitha programet Master Shkencor dhe Master Ekzekutiv, duke u ofruar të diplomuarve mundësinë për të vijuar studimet e ciklit të dytë në një gamë të gjerë fushash të lidhura me ekonominë, agrobiznesin, bujqësinë, mjedisin, teknologjinë, ushqimin, pyjet dhe zhvillimin rural.
Afati i aplikimit është deri më 5 tetor 2026. Të gjitha aplikimet dhe dorëzimi i dokumentacionit do të kryhen pranë Godinës B, Zyra 107, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT.
Oferta akademike përfshin programe Master të ndërtuara në fusha të ndryshme specializimi, duke u dhënë studentëve mundësinë të thellojnë njohuritë e fituara gjatë studimeve Bachelor dhe të zhvillojnë kompetenca profesionale dhe shkencore të orientuara drejt tregut të punës.
Në kuadër të ofertës akademike janë hapur aplikimet për këto programe:
- Menaxhim Agrobiznesi, me profile “Menaxhim” dhe “Sipërmarrje dhe Inovacion”
- Marketingu i Ushqimit dhe Biznesi Digjital
- Ekonomi Agrare dhe Politika Evropiane
- Ekonomia Qarkulluese
- Financë-Kontabilitet, me profile “Financë-Bankë” dhe “Kontabilitet-Auditim”
- Informatikë Biznesi, me profile “Zhvillim Software dhe Sisteme Biznesi” dhe “Data Science dhe Inteligjencë Artificiale në Ekonomi”
- Turizëm i Qëndrueshëm dhe Zhvillim Rural
- Inxhinieri Mjedisi dhe Menaxhim Uji, me profile “Menaxhim Uji” dhe “Menaxhim i Burimeve Natyrore”
- Shkenca Zooteknike dhe Akuakulturë, me profile në Zootekni dhe Sigurinë e Produkteve Shtazore, si dhe Akuakulturë dhe Peshkim
- Agronomi, me profile “Agronomi e Përgjithshme”, “Hortikulturë” dhe “Mjekësi Bimore”
- Energjitë e Rinovueshme
- Digjitalizim dhe Automatizim në Bujqësi
- Planifikim dhe Arkitekturë Peizazhi, me profile “Arkitekturë Peizazhi” dhe “Planifikim Peizazhi”
- Inxhinieri Ushqimore, me profile “Teknologji Ushqimore”, “Teknologjia e Pijeve Alkoolike dhe Joalkoolike” dhe “Bioteknologji”
- Shkencat e të Ushqyerit
- Menaxhimi i Ekosistemeve Pyjore
- Dizajni dhe Teknologji Druri
Programet Master Ekzekutiv
- Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik Territorial i Zonave Rurale
- Menaxhimi i Cilësisë dhe Standardeve në Sistemet Agroushqimore
Dokumentacioni për Master Shkencor
Kandidatët që aplikojnë në programet Master Shkencor duhet të dorëzojnë:
- diplomën e maturës shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose kopje të njësuara me origjinalin;
- diplomën dhe listën e notave/suplementin e diplomës së ciklit të parë të studimeve, ose kopje të njësuara me origjinalin;
- formularin e aplikimit dhe deklaratën personale, (plotësohet pranë Zyrës së Aplikimit);
- kopjen e dokumentit të identifikimit;
- dy fotografi personale,
- si dhe mandat-pagesën për aplikim, (merret pranë Zyrës së Aplikimit).
Dokumentacioni për Master Ekzekutiv
Për programet Master Ekzekutiv kërkohet
- diploma dhe lista e notave/suplementi i diplomës Bachelor, ose kopje të njësuara me origjinalin,
- diploma dhe lista e notave/suplementi i diplomës Master Shkencor, ose kopje të njësuara me origjinalin.
- formulari i aplikimit dhe deklaratën personale, (plotësohet pranë Zyrës së Aplikimit);
- kopjen e dokumentit të identifikimit,
- dy fotografi personale
- dhe mandat-pagesën për aplikim, (merret pranë Zyrës së Aplikimit).
Afati i aplikimit: deri më 5 tetor 2026
Vendi: Godina B, Zyra 107, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT
Aplikimi: Dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar
Zgjidh programin tënd Master, apliko në UBT!
Dokumentacioni për aplikim Master Shkencor dhe Ekzekutiv
Mësimi për të gjitha programet Master në UBT do të zhvillohet në ditë jave pasdite.