Newsletter
UBT organizon konferencën
ndërkombëtare CASEE
Konferenca mblodhi ekspertë, akademikë dhe përfaqësues institucionesh nga 14 vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, ku u diskutua mbi integrimin europian, reformat në bujqësi, menaxhimin e ujërave dhe të ardhmen e arsimit të lartë.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe projektit UBT2030 dhe transformimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës drejt standardeve më të avancuara europiane.
UBT diplomon 1500 studentë mes emocionesh dhe frymëzimi për të ardhmen
Ceremonia e diplomimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës u zhvillua në një atmosferë festive dhe emocionale, ku mbi 1500 studentë përmbyllën me sukses studimet e tyre. Në këtë event morën pjesë edhe përfaqësues të lartë shtetërorë, si ministrat Mirela Kumbaro dhe Andis Salla. Rektori Prof. Dr. Fatbardh Sallaku vlerësoi të diplomuarit ndërsa sipërmarrësi Altin Prenga i frymëzoi ata të jenë inovatorë në sektorin e bujqësisë. Ceremonia u shoqërua...
Formësohet oferta e re
akademike 2026-2027,
BOKU në UBT për programet
e reja Master
Në misionin e 19-të të përbashkët BOKU-UBT, delegacioni nga Vjena erdhi për të diskutuar çështje kyçe lidhur me përmirësimin e procesit të administrimit, mësimdhënies, promovimin e programeve të mobilitetit të UBT-së dhe aspekte të tjera të rëndësishme të reformës. Gjatë punimeve u diskutuan 18 programet master, të cilat do të kalojnë për miratim edhe në Ministrinë e Arsimit. Analizat administrative dhe akademike u fokusuan në situatën ekzistuese, përgjegjësitë dhe nevojat institucionale të universitetit. Vijon...
Prezantohen rezultatet e dy viteve të projektit
Universiteti Bujqësor i Tiranës prezantoi rezultatet e dy viteve të projektit AMORE-AL, i cili ka instaluar sistemin e parë automatizuar afatgjatë të monitorimit të cilësisë së ujit në lumin Ishëm, duke mbledhur të dhëna reale për disa parametra dhe duke përdorur modele shkencore si MoRE për të identifikuar burimet e ndotjes dhe emetimet në basen.
Misioni i 18-të UBT-BOKU: Programet e reja Master
Misioni u vlerësua si një proces i suksesshëm nga rektori i UBT-së Prof.Dr Fatbardh Sallaku dhe Prof. Dr Hubert Hasenauer në rrugën e konsolidimit të UBT-së si institucion akademik me profil gjithnjë e më të fortë ndërkombëtar. Vijon...




