Shkencat e të Ushqyerit
- I përgjigjet kërkesave në rritje për specialistë në shkencat e të ushqyerit dhe shëndetit publik
- Pajis studentët me njohuri të avancuara në shkencat e të ushqyerit dhe rolin e tyre në shëndetin e njeriut
- Zhvillon aftësi për vlerësimin e gjëndjes ushqyese dhe hartimin e ndërhyrjeve ushqimore të bazuara në evidencë
- Përgatit studentët për aplikimin praktik të njohurive në kontekste profesionale klinike dhe të shëndetit publik
- Analizon dhe interpreton të dhëna dietike, klinike dhe epidemiologjike në funksion të vlerësimit të gjëndjes ushqyese dhe shëndetësore
- Harton plane ushqimore dhe ndërhyrje dietike për popullata dhe gjëndje të ndryshme fiziologjike dhe patologjike
- Kryen kërkime epidemiologjike dhe studime shkencore në fushën e të ushqyerit
- Kontribuon në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave dhe programeve të shëndetit publik në lidhje me ushqyerjen
- Analizon sistemet ushqimore dhe ndikimin e tyre në shëndetin e popullatës, mjedisin dhe qëndrueshmërinë
- Institucione të shëndetit publik
- Institucione kërkimore dhe universitete
- Organizata kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e ushqyerjes dhe shëndetit
- Sektori privat i shërbimeve ushqyese dhe nutricionit
- Vijim studimesh në nivel Doktorature
Erka Karaulli - Laboratori i Çertifikimit "ASQCERT"
Dajana Lita - Specialiste në Ministrinë e Bujqësisë
Simona Toskaj - Laboratori i Analizave "Genius"
Brixhilda Deda - Nutricioniste "Body Code".
Elda Deda - Nutricioniste "Mulliri"
- 15 % Kredite në Shkencat e Natyrës
- 15 % Kredite në Shkenca Teknike
- 15% Kredite në Shkenca Socio-Ekonomike
- 55% Variabël
- 12 Kredite ofrohen në gjuhën angleze
Në përputhje me standardet ndërkombëtare (Muster Curricula), programi është ndërtuar mbi parimin e integrimit të disiplinave, duke kombinuar në mënyrë të balancuar njohuri nga shkencat e natyrës, shkencat teknike dhe ato socio-ekonomike me fokus në ushqyerjen e njeriut dhe shëndetin publik. Programi përfshin vlerësimin nutricional, ndërhyrjet ushqimore dhe analizën e sjelljes konsumatore, duke krijuar një qasje të integruar për adresimin e sfidave në ushqyerje, shëndet dhe sisteme ushqimore. Në këtë mënyrë, studentët përgatiten për të përballuar probleme komplekse që lidhen me dietën, shëndetin dhe zhvillimin e sistemeve ushqimore, në përputhje me kërkesat e tregut dhe zhvillimet bashkëkohore.
- Ushqimi dhe Shkencat e të Ushqyerit
- Teknologji Ushqimore
- Shkencat Biologjike
- Kimi ushqimore ose një disiplinë e lidhur me të
- Siguria e Ushqimit
- Shkencat e jetës ose një disiplinë e lidhur me këto