Skip to Content

Agronomi


  • Të përgatisë specialistë me njohuri të thella në Agronomi, Hortikulturë dhe Mbrojtje të Bimëve.
  • Të përmirësojë aftësitë e studentëve në kuptimin e funksionimit të bimëve në kushte të ndryshme klimatike dhe situata stresi biotike dhe abiotike.
  • Të përgatisë studentët me kompetenca më të thella kërkimore.


  • Të jenë në gjendje të aplikojnë teknologjitë moderne të kultivimit në kushte të ndryshme klimatike dhe tokësore.
  • Të jenë në gjendje të shpjegojnë sjelljen dhe reagimin biokimik dhe fiziologjik të bimëve në kushte normale dhe situata stresi.
  • Të vlerësojnë dhe përshtatin teknikat e kultivimit të bimëve me skenarët e ndryshimeve klimatike dhe kushtet lokale mjedisore.
  • Të aplikojnë praktikat më të mira për mbrojtjen dhe trajtimin pasvjeljes së produkteve bujqësore për të përmirësuar sigurinë ushqimore.
  • Të kryejnë kërkime të pavarura dhe bashkëpunuese për të adresuar sfidat aktuale dhe të reja në prodhimin e të korrave.



  • Aktivitete mbështetëse bujqësore (p.sh. tregtarët e inputeve)
  • Sistemi këshillimor bujqësor (gjithashtu këshilltarë privatë)
  • Institucione bujqësore nën ombrellën e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
  • OJQ-të
  • Sistemi Arsimor Profesional, UBT

Shkëlqim Karaj – Ka kryer master dhe Doktoratë në Gjermani. Aktualisht pronar dhe Menaxher i një ferme eksperimentale dhe tregëtar inputesh.

Griselda Kupe – Specialiste në Entin shtetëror të farave

Albert Rabeta – Prodhues fidanash

Shkelzen Malliku --- Pronar dhe manaxher i një ferme me vresht dhe prodhues vere

  • 12 ECTS nga shkencat ekonomike dhe sociale
  • 18 ECTS nga shkencat natyrore

 

Gjatë zhvillimit të këtij programi është ndjekur parimi i qasjes ndërdisiplinore. Ky parim synon të integrojë metodat analitike dhe mjetet e disiplinave të ndryshme, duke prodhuar njohuri dhe zgjidhje të reja për problemet komplekse me ndikim real në prodhimin bujqësor, mjedisin dhe transferimin e teknologjisë, në kushtet e dinamikave të shpejta të sektorit bujqësor dhe rural. Në përputhje me standardet ndërkombëtare, programi integron njohuri nga fushat e shkencave sociale, shkencave natyrore dhe shkencave teknike, duke ofruar një arsimim gjithëpërfshirës që përgatit studentët për të përballuar sfida komplekse në tregun real të punës.

  • Bachelor në Bujqësi dhe Siguri Ushqimore
  • Me module plotësuese edhe studentë nga studime të tjera Bachelor brenda UBT-së ose edhe nga universitete të tjera