Turizëm i Qëndrueshëm dhe Zhvillim Rural
- Program i avancuar që ofron formim të thelluar teorik dhe profesional në fushën e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit rural, në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit të lartë.
- Përgatit ekspertë dhe profesionistë me kompetenca menaxheriale dhe kërkimore për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit rural dhe të komuniteteve lokale.
- Fokus në menaxhimin e strukturave akomoduese, agroturizmit, guidës turistike dhe zhvillimin e produkteve turistike të qëndrueshme.
- I përgjigjet kërkesës në rritje të tregut për specialistë të aftë të menaxhojnë, analizojnë dhe vlerësojnë ndikimet ekonomike, sociale dhe mjedisore të zhvillimit të turizmit rural.
- Analizë ekonomike dhe politike në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe zhvillimit lokal.
- Aftësi analitike, kritike dhe menaxheriale për planifikimin, menaxhimin dhe vlerësimin e proceseve zhvillimore.
- Menaxhim i destinacioneve turistike dhe turizmit rural, duke integruar praktikat e qëndrueshme.
- Zbatim i politikave publike dhe kuadrit ligjor evropian dhe ndërkombëtar në sektorin e turizmit.
- Aftësi ndërdisiplinore për zhvillim të qëndrueshëm, duke integruar njohuri nga fushat sociale, natyrore dhe teknike.
- Konsulentë të Turizmit të Qëndrueshëm: Ofrojnë këshilla nga ekspertë mbi zhvillimin dhe zbatimin e turizmit të qëndrueshëm.
- Ekspertë të Zhvillimit Rural: Punojnë në zona rurale për të promovuar zhvillimin ekonomik përmes turizmit.
- Menaxherët e Turizmit: Drejtojnë departamentet e turizmit, menaxhojnë destinacionet rurale ose drejtojnë bizneset turistike.
- Specialistët e marketingut turistik: Promovojnë destinacionet rurale dhe produktet turistike.
- Hulumtues/Kerkues: Kryejnë kërkime mbi trendet, ndikimet dhe zhvillimin e politikave të turizmit.
- Hartuesit e Politikave: Zhvillojnë dhe zbatojnë politikat e turizmit në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.
“Në fillim isha skeptike, por ky program më ndryshoi plotësisht mënyrën si e shoh turizmin
rural dhe potencialin e tij në Shqipëri.”
- E. Meta
“Kontaktet me ekspertët dhe projektet praktike gjatë semestrit më ndihmuan të kuptoj mëmirë realitetin e sektorit turistik.”
- K. Hoxha
“Mënyra si trajtohet agroturizmi dhe zhvillimi lokal në këtë program është shumë bashkëkohor dhe praktike.”
- L. Rama
“Zbulova se turizmi i qëndrueshëm nuk është vetëm një trend, por një domosdoshmëri për tëardhmen e ekonomisë sonë.”
- A. Berisha
- Ekonomi
- Turizëm
- Menaxhim zhvillimin rural
- Shkenca sociale