Dizajn dhe Teknologji Druri
- Ka vazhdimsi akademike, njohuri dhe aftesi profesionale. Programi i Masterit siguron një vazhdimësi akademike për të diplomuarit e bachelorit në “Inxhinieri e Drurit dhe Dizajn Interieri”, duke mundësuar specializim të avancuar dhe duke parandaluar fragmentimin akademik
- Kompetenca nderdisiplinore dhe inovacion. Programi integron teknologjinë e drurit, shkencën e materialeve dhe dizajnin, duke nxitur aftësi ndërdisiplinore të domosdoshme për inovacion në industritë bashkëkohore të bazuara në dru.
- Kualifikim profesional. Ai i përgjigjet kërkesës në rritje për profesionistë të kualifikuar të aftë për të aplikuar teknologji të qëndrueshme të drurit, parime të dizajnit qarkullues dhe procese të avancuara prodhimi.
- Njohuri mbi Materialet dhe Produktet Inxhinierike – Kuptim i thelluar i vetive, aplikimeve dhe performancës së materialeve inxhinierike të drurit dhe produkteve të ndërtimit, me aftësinë për të përzgjedhur dhe integruar materiale të përshtatshme bazuar në kriteret strukturore, funksionale dhe të qëndrueshmërisë.
- Teknologjia e Konstruktimeve prej Druri – Kompetencë në projektimin dhe analizimin e strukturave prej druri në përputhje me standardet inxhinierike dhe specifikimet teknike.
- Kompetencë në zhvillimin e dizajnit të interierit – Aftësi që ndërthurin funksionalitetin praktik, efikasitetin hapësinor dhe cilësinë estetike në kontekste të ndryshme. Aftësi të avancuara në përdorimin e programeve të modelimit dhe mjeteve të simulimit vizual për konceptim, zhvillim të dizajnit dhe prezantim të projekteve të interierit.
- Inxhinier i Prodhimit dhe Kontrollit të Cilësisë. Punësim në industritë e përpunimit të drurit, me përgjegjësi për menaxhimin e proceseve të prodhimit, performancën e materialeve dhe sigurimin e cilësisë së produkteve të drurit.
- Specialist i Dizajnit të Interierit dhe Teknologjisë së Drurit. Angazhim profesional në studio dizajni interieri dhe kompani ndërtimi, duke integruar materialet e drurit, zgjidhjet teknologjike dhe parimet e dizajnit të qëndrueshëm.
- Konsulent Dizajni dhe Teknik për Showroom Mobiljesh. Punësim në showroom-e të mëdha mobiljesh, me përgjegjësi për organizimin e hapësirës, prezantimin e produkteve, ofrimin e këshillimit teknik mbi materialet e drurit dhe sistemet e mobiljeve etj
Auklent Myftaraj, Erald SH.P.K
Orest Prifti, Bross architecture studio
Shemsi Plaku, Buna Company
Genta Ahmeti, Life on the boat, owner CEO
Erjon Kotani, Saloni sh.p.k
- 24 % ECTS në Shkencat Natyrore (minimumi 15%)
- 28 % ECTS në Shkencat Teknike/Inxhinierike (minimumi 15%)
- 16 % ECTS në Shkencat Sociale (minimumi 15%)
- 14 % (12 kredite) në lëndë të gjuhës angleze (minimumi 10 kredite)
- 32 % të tjera (Ekskursione, seminar i masterit, praktikë profesionale/trajnim praktik, temë diplome)
Programi ofron një strukturë të balancuar ndërdisiplinore, duke kombinuar njohuri nga shkencat natyrore, shkencat teknike dhe inxhinierike, si dhe shkencat sociale. Një pjesë e rëndësishme e formimit zhvillohet në gjuhën angleze, ndërsa programi plotësohet me ekskursione studimore, seminarin e masterit, praktikën profesionale dhe përgatitjen e temës së diplomës, duke siguruar një lidhje të fortë mes teorisë dhe praktikës.
- Dizajni i mobiljeve dhe interierit
- Inxhinieri Perpunim druri
- Dizajni i interierit dhe Inxhinieri Druri
- Inxhinieri pyjore
- Arkitekture peisazhi
- Arkitekture Dizajn