Financë dhe Kontabilitet
- Dy profile të qarta karriere në një program të vetëm — Financë-Bankë dhe Kontabilitet-Auditim.
- Program Master i specializuar që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet strukturore të ekonomisë shqiptare, forcimin e kuadrit rregullator dhe procesin e integrimit evropian.
- Kombinon formim të avancuar teorik me qasje praktike bashkëkohore: përdorim softueri të specializuar, teknika moderne të analizës dhe vendimmarrjes financiare, si edhe raportimi sipas standardeve ndërkombëtare.
- Programi përfshin komponentë të thelluar kërkimorë, i cili finalizohet me tezën e Masterit.
- Njohuri të thelluara profesionale dhe aftësi analitike në financë dhe kontabilitet, të zbatueshme në sektorin privat, publik dhe në sektorin bujqësor e agrobiznesit.
- Aftësi për të vlerësuar dhe adresuar riskun financiar dhe për të përdorur qasje bashkëkohore në analizën e shëndetit financiar të njësive ekonomike.
- Kompetenca në raportim financiar ndërkombëtar, auditim, kontabilitet të avancuar financiar dhe zbatim të standardeve të kontabilitetit për sektorin privat dhe publik.
- Kapacitete për planifikim financiar, buxhetim, vlerësim ndërmarrjesh dhe vlerësim financiar të projekteve të zhvillimit të qëndrueshëm.
- Kompetenca specifike në financat rurale: financimin e bujqësisë, agrobiznesit, agroturizmit dhe zhvillimit rural.
- Aftësi për të hartuar dhe vlerësuar politika ekonomike e projekte që nxisin zhvillimin dhe përafrimin me politikat e Bashkimit Evropian.
- Institucione financiare bankare dhe jobankare
- Institucione publike në nivel qendror, përfshirë ministritë, si dhe agjencitë dhe entet publike me funksione në fushat e financës, auditimit dhe raportimit.
- Qeverisje vendore
- Ndërmarrje private
- Në institucionet e arsimit të lartë dhe në institucionet e kërkimit shkencor
- Në institucione dhe organizata ndërkombëtare
- Kualifikime ndërkombëtare
Esmeralda Doçi- Instituti i Sigurimeve Shoqërore
"Pas përfundimit të studimeve Master të Shkencave në Financë-Kontabilitet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, jam angazhuar në sektorin publik të financave. Aktualisht jam Përgjegjëse e Sektorit të Kontabilitetit në Drejtorinë e Financës të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke kontribuar në raportimin financiar të një prej institucioneve kryesore të mbrojtjes sociale në vend."
Gjergj Xhabija-Vice President, Investment Banking, Guggenheim Partners, New York.
"Unë ndërtova një karrierë ndërkombëtare në auditim dhe investment banking, duke kaluar nga KPMG dhe PwC në Kanada te JP Morgan në Shtetet e Bashkuara. Aktualisht jam Vice President në Guggenheim Partners në New York, në ekipin e investment banking-ut për telekomunikacionin dhe infrastrukturën digjitale."
Gentian Çera-Master i Shkencave në Financë-Kontabilitet. Lektor, UBT
"Përfaqësoj profilin e akademikut me formim të thelluar në financë dhe kontabilitet, të konsoliduar përmes studimeve Master në UBT dhe doktoraturës në Republikën Çeke. Unë kam mbi 50 publikime në revista ndërkombëtare dhe jam angazhuar si konsulent për WB, UNDP-në dhe FAO-n në vende të ndryshme të botës."
Emiriana Stanishja-Banka Botërore
" Unë fillimisht u angazhova në Ministrinë e Financave të Shqipërisë në menaxhimin e borxhit publik, e më pas ndoqa studimet MPA në Cornell University. Aktualisht jam konsulente në Bankën Botërore, në ekipin e Statistikave të Borxhit të Jashtëm."
Valentina Shehu- Përgjegjëse e Sektorit të Borxhit, Ministria e Financave
" Unë jam angazhuar në administratën qendrore të financave publike. Aktualisht punoj si Përgjegjëse e Sektorit të Borxhit në Ministrinë e Financave, një rol i lidhur drejtpërdrejt me qëndrueshmërinë fiskale të vendit."
- 60 % kredite në Shkenca Sociale
- 20 % kredite në Shkencat Natyrore
- 20 % kredite në Shkencat Teknike
Në ndërtimin e programit është ndjekur parimi i ndërdisiplinaritetit — integrimi i qasjeve, metodave dhe mjeteve analitike të disiplinave të ndryshme, për të prodhuar njohuri e zgjidhje të zbatueshme për sfida komplekse ekonomike, financiare, sociale dhe teknologjike. Ky parim pasqyron realitetin e ndërlidhur të botës moderne të biznesit dhe u jep studentëve një perspektivë të gjerë për të analizuar probleme nga këndvështrime të shumëfishta.
Programi është i hapur për të diplomuarit në fushat e mëposhtme të studimeve Bachelor:
- Bachelor në Financë dhe Kontabilitet
- Bachelor në Menaxhim Biznesi
- Bachelor në Ekonomiks
- Bachelor në Informatikë Biznesi
- Bachelor në Shkenca Sociale