Skip to Content

Digjitalizim dhe Automatizim në Bujqësi


  • Përgatit specialistë të aftë të ndërthurin njohuritë bujqësore me teknologjitë digjitale, automatizimin, analizën e të dhënave dhe sistemet inteligjente të vendimmarrjes.
  • I përgjigjet transformimit të shpejtë të bujqësisë drejt Bujqësisë 4.0/5.0, ku sensorët, IoT, dronët, GIS, inteligjenca artificiale, robotika dhe platformat digjitale po bëhen pjesë e domosdoshme e prodhimit, menaxhimit dhe këshillimit bujqësor.
  • Konceptuar në kuadër të Reformës Akademike UBT–BOKU 2030 dhe synon të modernizojë ofertën akademike në përputhje me nevojat e tregut, transformimin digjital dhe integrimin europian.
  • Lidhet me prioritetet e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së, ku njohuritë, inovacioni, digjitalizimi dhe AKIS janë elemente kyçe të modernizimit të sektorit bujqësor.
  • Adreson një nevojë të qartë: bujqësia karakterizohet nga ferma të vogla e të fragmentuara, adoptim i kufizuar i teknologjive të bujqësisë precize dhe mungesë specialistësh që kuptojnë njëkohësisht bujqësinë, teknologjinë, të dhënat dhe automatizimin.


  • Projekton dhe menaxhon sisteme sensorësh, IoT dhe rrjete monitorimi për bujqësinë digjitale;
  • Përdor sisteme të menaxhimit të informacionit në fermë dhe sisteme të mbështetjes së vendimmarrjes;
  • Analizon të dhëna bujqësore, të dhëna eksperimentale, imazhe, të dhëna hapësinore dhe të dhëna nga sensorë;
  • Aplikon GIS, teledeteksion, dronë dhe imazheri për monitorimin e tokës, kulturave bujqësore dhe fermave;
  • Përdor inteligjencën artificiale, machine learning dhe vizionin kompjuterik për diagnostikim dhe monitorim në bujqësi; aplikon robotikën dhe makineritë autonome; vlerëson zgjidhje teknologjike nga aspekti agronomik, ekonomik dhe mjedisor; si dhe zhvillon projekte inovative për ferma, agrobiznese dhe institucione publike.


  • Administratë publike dhe agjenci bujqësore; shërbimet këshillimore publike dhe private;
  • Kompani agrobiznesi, zinxhirë vlere dhe kompani të inputeve bujqësore;
  • Kompani agri-tech dhe start-up teknologjike;
  • Ferma të mëdha, serra, komplekse blegtorale dhe sisteme të prodhimit të kontrolluar;
  • Kompani të teknologjisë dhe bujqësisë precize që ofrojnë sensorë, dronë, sisteme inteligjente dhe platforma digjitale, në projekte zhvillimore e organizata ndërkombëtare, në institucione kërkimore dhe laboratorë inovacioni, si edhe në kompani konsulence në fushën e bujqësisë, mjedisit, GIS-it, menaxhimit të tokës dhe zhvillimit rural.


Programi ndërthur bujqësinë, mjedisin, teknologjinë e informacionit, inxhinierinë, analizën e të dhënave, robotikën, ekonominë dhe menaxhimin e inovacionit. Ai ofrohet me kontributin e njësive nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe Fakulteti i Shkencave Pyjore, duke reflektuar nevojën për formim të kombinuar në shkenca bujqësore, teknologji dhe menaxhim.

Ndërdisiplinariteti zbatohet përmes moduleve të përbashkëta mbi sensorët, IoT, platformat digjitale, statistikat, shkencën e të dhënave, AI, robotikën, GIS/teledeteksionin dhe laboratorët digjitalë. Programi përfshin gjithashtu lëndë me zgjedhje që ndihmojnë studentët të plotësojnë formimin sipas formimit të tyre: studentët me formim bujqësor mund të forcojnë aftësitë teknologjike, ndërsa studentët me formim në IT/inxhinieri mund të forcojnë njohuritë në prodhimin bimor, blegtoral, mekanizim dhe menaxhim të tokës e ujit.

  • IT/Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike, Shkenca e të Dhënave.
  • Inxhinieri / Mekanizim; Mekatronikë; Inxhinieri Elektrike/Mekanike.
  • Shkenca Bujqësore dhe Inxhinieri Mjedisore.