Planifikim dhe Arkitekturë Peizazhi
- Thellon, specializon dhe integron kompetencat e fituara në ciklin Bachelor në analizën, planifikimin, projektimin dhe menaxhimin e peizazhit.
- I përgjigjet nevojës për profesionistë të nivelit të avancuar për shkak të urbanizimit të shpejtë, transformimeve territoriale, presionit mbi burimet natyrore dhe rreziqeve klimatike.
- Ofron dy profile të qarta specializimi: Arkitekturë Peizazhi dhe Planifikim Peizazhi.
- Përgatit studentët për role drejtuese në projekte komplekse urbane e territoriale, për kërkim të aplikuar dhe për vazhdimin e studimeve doktorale.
- Është i harmonizuar me orientimin e reformës UBT–BOKU 2030 dhe me standarde europiane të formimit në peizazh dhe planifikim.
- Kryejnë analiza të integruara territoriale dhe interpretojnë të dhëna hapësinore, statistikore dhe mjedisore.
- Hartojnë vizione, skenarë zhvillimi dhe dokumente strategjike për planifikimin e peizazhit dhe territorit.
- Zhvillojnë projekte komplekse urbane dhe territoriale në fushën e arkitekturës së peizazhit.
- Integrojnë infrastrukturën e gjelbër/blu, zgjidhjet e bazuara në natyrë dhe objektivat e adaptimit klimatik në plane dhe projekte.
- Përdorin në mënyrë të avancuar GIS, CAD, modelim hapësinor dhe mjete të tjera digjitale.
- Drejtojnë ekipe ndërdisiplinore, procese konsultimi publik dhe bashkëpunime ndërinstitucionale.
- Projektojnë dhe realizojnë kërkime të aplikuara dhe përgatisin tezë Master me metodologji të qartë kërkimore.
- Veprojnë me integritet profesional, etikë publike dhe përgjegjësi ndaj qëndrueshmërisë mjedisore.
- Bashkitë dhe strukturat e planifikimit vendor, gjelbërimit urban dhe menaxhimit të territorit.
- Institucionet dhe agjencitë e planifikimit territorial, mjedisit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura.
- Studio projektimi, kompani ndërtimi dhe kompani të projektimit/realizimit të hapësirave të gjelbra, parqeve dhe kopshteve.
- Kompani dhe zyra konsulence në planifikim territorial, mjedis, GIS, VNM/VSM dhe menaxhim peizazhi.
- Projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillim rural, turizëm natyror, biodiversitet, restaurim ekologjik dhe adaptim klimatik.
- Organizata joqeveritare dhe programe zhvillimi që punojnë me territorin, mjedisin dhe komunitetet.
- Vazhdim i karrierës akademike dhe kërkimore në studime doktorale.
- 5% e krediteve janë lëndë bazë dhe metodologjike
- 45% e krediteve janë lëndë karakterizuese të disiplinës
- 15% e krediteve janë lëndë ndërdisiplinore/integruese
- 10% e krediteve janë lëndë plotësuese
- 25% e krediteve janë detyrime përmbyllëse (tezë diplome)
Programi ndërthur planifikimin territorial, arkitekturën e peizazhit, zhvillimin rural, aspektet socio-ekonomike, ekologjinë, teknologjitë digjitale dhe analizën gjeohapësinore. Në vitin e parë ofrohet një bërthamë e përbashkët metodologjike, ndërsa në vitin e dytë programi profilizohet në dy drejtime: Arkitekturë Peizazhi dhe Planifikim Peizazhi. Programi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Bachelor në Planifikim dhe Arkitekturë Peizazhi
- Bachelor në Arkitekturë
- Bachelor në Planifikim Urban/Rajonal
- Bachelor në Inxhinieri Mjedisi
- Bachelor në Shkenca Pyjore
- Bachelor në Hortikulturë / Agronomi
- Bachelor në Gjeografi / GIS