Skip to Content

Menaxhim Agrobiznesi


• Programi është ndërdisiplinor dhe integron aspekte të ekonomisë, menaxhimit, teknologjisë dhe bujqësisë.

• Ai kombinon njohuritë teorike me praktikën dhe kërkimin e aplikuar.

• Programi përgatit studentët për të vepruar në mjedise komplekse dhe dinamike biznesi.

• Ky program ofron dy profile të diferencuara: (i) Menaxhim dhe (ii) Sipërmarrje & Inovacion.

• Programi është i përshtatur me nevojat e ekonomisë shqiptare, perspektivat dhe zhvillimet globale.

• Ai fokusohet në menaxhim, qëndrueshmëri, inovacion dhe zhvillim rural.



  • Programi formon profesionistë të aftë për të analizuar zinxhirin e vlerës agroushqimore dhe për të kuptuar dinamikat e tregut.
  • Studentët zhvillojnë aftësi të avancuara në vendimmarrje strategjike dhe menaxhimin efikas të projekteve dhe burimeve.
  • Përmes një kombinimi të metodave cilësore dhe sasiore, programi fuqizon kompetencat kërkimore dhe analitike të studentëve.
  • Të diplomuarit përgatiten për të menaxhuar riskun dhe për të zbatuar praktika të qëndrueshme në mjedise të ndryshme profesionale.
  • Programi kultivon aftësi të lidershipit, komunikimit efektiv dhe aftësi të forta ndërpersonale, thelbësore për sukses në karrierë.


  • Kompani agrobiznesi dhe të industrisë ushqimore në pozicione menaxheriale dhe operacionale.
  • Institucione financiare që mbështesin sektorin rural dhe agrobiznesin.
  • Kompani konsulence ose startup-e dhe iniciativa sipërmarrëse.
  • Institucione publike dhe agjenci zhvillimi në nivel qendror dhe vendor.
  • Organizata jofitimprurëse dhe projekte ndërkombëtare zhvillimi.
  • Institucione akademike dhe kërkimore.
  • Sipërmarrës në sektorin e agrobiznesit.

Klea Ramaliu



  • 70% Kredite në shkencat social-ekonomike
  • 15% Kredite në shkencat e natyrës
  • 15% Kredite në shkenca teknike


Gjatë zhvillimit të këtij programi është ndjekur parimi i qasjes ndërdisiplinore. Programi Master Shkencor në Menaxhim Agrobiznesi me dy profile, (i) ‘Menaxhim’ dhe (ii) ‘Sipërmarrje dhe Inovacion’ është konceptuar si një program i gjerë dhe ndërdisiplinor  Programi kombinon njohuri teorike me kërkimin e aplikuar dhe komponentët praktikë, duke i përgatitur të diplomuarit për të vepruar në mënyrë efektive në mjedise organizative gjithnjë e më komplekse dhe dinamike. Kurrikula është strukturuar për të zhvilluar kompetenca analitike dhe strategjike të nivelit të lartë, duke i mundësuar studentëve të interpretojnë dhe adresojnë sfidat menaxheriale shumëplanëshe.


  • Ekonomi, menaxhim, finance, marketing dhe fusha të ngjashme;
  • Agrobiznesi dhe shkenca bujqësore.
  • Fusha të tjera të lidhura për shkak të natyrës ndërdisiplinore.