Energjitë e Rinovueshme
- Program studimi i ofruar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, i fokusuar në përgatitjen e specialistëve për analizimin, projektimin dhe menaxhimin e sistemeve të qëndrueshme energjetike.
- Fokus në teknologjitë e energjisë së rinovueshme dhe integrimin e tyre në sektorët e bujqësisë, mjedisit, industrisë agro-ushqimore dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural.
- Qasje ndërdisiplinore që kombinon njohuri nga inxhinieria, energjetika, bujqësia, shkencat natyrore, mjedisi dhe ekonomia, në përputhje me objektivat e tranzicionit energjetik dhe politikat evropiane.
- Zhvillim i kompetencave për vlerësimin e burimeve të rinovueshme, zbatimin e teknologjive të pastra, menaxhimin e projekteve energjetike dhe hartimin e zgjidhjeve për përdorimin efikas të energjisë.
- Për të përgatitur specialistë me njohuri të avancuara në prodhimin, integrimin dhe menaxhimin e energjisë nga burime të rinovueshme.
- Për të formuar profesionistë të aftë të analizojnë dhe vlerësojnë aspektet teknike, ekonomike dhe mjedisore të burimeve të ndryshme të energjisë.
- Për të përgatitur specialistë që mund të vlerësojnë efikasitetin ekonomik dhe mjedisor të teknologjive të energjisë së rinovueshme.
- Për t’iu përgjigjur nevojave të tregut të punës për ekspertë në fushën e tranzicionit energjetik, eficiencës së energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
- Për të zhvilluar te studentët kompetenca më të thelluara kërkimore, të nevojshme për studime të mëtejshme, projekte shkencore dhe zgjidhje aplikative në sektorin e energjisë.
- Për të mbështetur përdorimin më të gjerë të teknologjive të pastra në sektorë si bujqësia, mjedisi, industria agro-ushqimore dhe zhvillimi rural.
- Kompani të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, përfshirë operatorë publikë dhe privatë që zhvillojnë ose menaxhojnë sisteme energjetike.
- Kompani që operojnë në sektorin e energjive të rinovueshme, si energjia diellore, energjia e erës, bioenergjia, energjia hidrike dhe sistemet hibride.
- Kompani projektimi, instalimi dhe mirëmbajtjeje të sistemeve të energjisë së rinovueshme, përfshirë sistemet fotovoltaike, kolektorët termikë diellorë, sistemet e biomasës dhe zgjidhjet e ruajtjes së energjisë.
- Aktivitete mbështetëse në sektorin e energjisë, si tregtia e pajisjeve energjetike, shërbimet teknike, mirëmbajtja e impianteve, auditimi energjetik dhe konsulenca tekniko-ekonomike.
- Institucione publike dhe agjenci rregullatore, që lidhen me politikat energjetike, eficiencën e energjisë, klimën, mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
- Organizata joqeveritare dhe organizata ndërkombëtare, që punojnë në fushën e energjisë së pastër, zhvillimit rural, mbrojtjes së mjedisit, klimës dhe qëndrueshmërisë.
- Sektori agro-ushqimor dhe rural, ku mund të kontribuojnë në përdorimin e energjive të rinovueshme, eficiencën e energjisë, valorizimin energjetik të biomasës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve.
Anduel Çekrezi - Themelues & CEO of AI EnergyX, ekspert në tregun e energjisë dhe sistemeve inovative të energjisë në Ballaknin Perëndimor
Sidorela Kaci - Eksperte ne Kompaninë SHIMAJ SOLAR POWER
Evadiola Gjata - Inxhiniere e Energjisë së Rinovueshme dhe E-Mobilitetit
Albert Vrapi - Drejtues Sektori në OSSHE
Donald Muçaj - Instituti i Gjeo Shkencës
- ECTS në Shkencat e Natyrës 30%
- ECTS në Shkencat Teknike 45%
- ECTS në Shkencat Sociale 25%
Ky master në energji të rinovueshme ka në fokus kryesor shkencat teknike, duke u mbështetur gjithashtu në njohuri nga shkencat e natyrës dhe ato sociale. Kjo strukturë e bën programin ndërdisiplinar, duke kombinuar aspektet inxhinierike me kuptimin shkencor dhe ndikimin në shoqëri.
- Shkenca Bujqësore dhe Siguri Ushqimi
- Inxhinieri Mjedisi dhe Uji
- Teknologji Informacioni në Bujqësi dhe Mjedis
- Planifikim dhe Arkitekturë Peizazhi
- Menaxhim Biznesi
- Ekonomiks
- Inxhinieri Pyjore
- Shkencat e Natyrës
- Shkencat Inxhinierike