Marketing i Ushqimit dhe Biznesi Digjital
- Përmbush kërkesat e tregut të punës në fushën e marketingut ushqimor dhe biznesit digjital, një sektor i pambuluar me specialistë
- Pajis studentët me njohuri të plota në marketing, menaxhim biznesi dhe strategji digjitale.
- Përmirëson kompetencat e studentëve në hartimin e strategjive te marketingut, analizën e të dhënave dhe zhvillimin e tregjeve ushqimore.
- Përgatit studentët me aftësi shkencore dhe praktike për sukses në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.
- Hartimi dhe zbatimi i strategjive efektive te marketingut për sektorin agro-ushqimor.
- Analizë tregu, segmentim konsumatorësh dhe përdorim i të dhënave për vendimmarrje strategjike.
- Aplikimi i teknologjive digjitale si Search engine optimisation, media sociale dhe e-commerce për zhvillimin e biznesit.
- Menaxhim i produktit dhe markës si edhe komunikimi strategjik me konsumatorët në tregje të ndryshme.
- Kërkime tregu dhe interpretim i të dhënave për përmirësimin e performancës së biznesit
- Zhvillim i strategjive te eksportit dhe konkurrim në tregjet ndërkombëtare agro-ushqimore.
- Hartimi dhe menaxhimi i projekte inovative dhe sipërmarrëse në sektorin agro-ushqimor.
- Menaxherë marketingu në ndërmarrje agro-ushqimore, duke zhvilluar dhe zbatuar strategji marketingu për produkte ushqimore.
- Specialistë të marketingut digjital në agjenci marketingu, duke menaxhuar fushata online dhe platforma sociale.
- Analistë tregu, duke kryer studime mbi konsumatorët dhe trendet e sektorit agro-ushqimor.
- Menaxherë të shitjeve dhe eksportit në kompani që operojnë në tregje vendore dhe ndërkombëtare.
- Specialistë të e-commerce në platforma të tregtisë online ushqimore.
- Specialistë në institucione publike ose organizata ndërkombëtare në fushën e politikave ushqimore dhe zhvillimit rural.
- Konsulentë të marketingut dhe strategjisë digjitale për biznese në fushëm e ushqimit.
- Zhvillues dhe sipërmarrës në startup-e në sektorin e ushqimit dhe biznesit digjital.
- Kërkues në institucione të arsimit të lartë
Xhastin Lico
Melisa Llungu
Klevisa Biraci
- 70 % Kreditë në Shkenca Ekonomike - Sociale
- 15 % Kreditë në Shkenca Natyrore
- 15% Kreditë në Shkenca Teknike
Kjo kurrikulë krijon ndërdisiplinaritet përmes ndërthurjes së njohurive nga fusha të ndryshme si biznesi, marketingu, menaxhimi, teknologjia dhe industria ushqimore. Ajo kombinon ekonominë, statistikat dhe psikologjinë për të ndihmuar studentët të kuptojnë tregun, sjelljen e konsumatorit dhe dinamikat e biznesit. Në të njëjtën kohë, programi lidh teorinë e marketingut me aftësitë praktike të komunikimit, negocimit dhe menaxhimit të shitjeve. Dimensioni menaxherial forcohet përmes përfshirjes së strategjisë, organizimit, menaxhimit të projekteve, cilësisë dhe vendimmarrjes, duke i përgatitur studentët për situata reale në organizata dhe kompani. Gjithashtu, përmes perspektivës ndërkombëtare, studentët fitojnë njohuri mbi tregtinë globale, eksportin dhe funksionimin e tregjeve të huaja.
- Ekonomi
- Biznesi dhe Administrimi
- Marketingu dhe Reklamimi
- Programe dhe kualifikime ndërdisiplinore që përfshijnë
biznes, administrim dhe juridik