Informatikë Biznesi
- I rishikuar nën mbikëqyrje akademike nga Universiteti BOKU i Vjenës, programi i përgjigjet nevojave aktuale të tregut të punës dhe trendeve të transformimit digjital në ekonomi, agrobiznes, shërbime dhe administratë publike
- Integron shkencat kompjuterike, proceset e biznesit, analizën e të dhënave dhe inteligjencën artificiale në një kuadër të unifikuar ndërdisiplinor
- Zhvillon kompetenca të avancuara në programim, inxhinieri software dhe sisteme biznesi, të përshtatura me kërkesat e bizneseve moderne
- Përgatit të diplomuarit për të mbështetur vendimmarrjen e bazuar në të dhëna dhe për të nxitur inovacionin në mjedise digjitale në institucione dhe biznese
- Zhvillim i aplikacioneve software dhe platformave digjitale për menaxhimin e proceseve të biznesit, logjistikës, financave dhe marketingut.
- Projektim dhe analizë e sistemeve të të dhënave, databazave, inteligjencës së biznesit dhe zgjidhjeve për mbështetjen e vendimmarrjes.
- Aplikim i teknologjive moderne si inteligjenca artificiale, machine learning, cloud computing dhe siguria kibernetike në mjediset e biznesit.
- Përdorim i analizës së të dhënave, big data dhe mjeteve të vizualizimit për parashikim, optimizim procesesh dhe inovacion në ekonomi dhe agrobiznes.
- Kompani software, departamente IT të ndërmarrjeve, kompani agrobiznesi, institucione financiare, kompani konsulence dhe organizata të sektorit publik si zhvillues software, inxhinierë software, zhvillues sistemesh dhe specialistë IT
- Njësi analize të të dhënave, kërkimi dhe inovacioni si data scientist, specialistë të inteligjencës artificiale, analistë të të dhënave ekonomike dhe specialistë Business Intelligence
- Mjedise infrastrukturore dhe sisteme enterprise si administratorë databazash, specialistë cloud, inxhinierë infrastrukture IT dhe specialistë të sistemeve ERP/CRM, duke menaxhuar sisteme digjitale të sigurta dhe të shkallëzueshme
- Konsulencë, biznes dhe administratë publike si analistë IT biznesi, konsulentë të transformimit digjital, specialistë të e-shërbimeve dhe këshilltarë për inovacion, duke mbështetur optimizimin e proceseve dhe inovacionin digjital
Alban Stambolliu – Zhvillues Software në shërbimet e e-Government në KreatX; doktorant në “Ekonomi dhe Agrobiznes”; Staf akademik me kohë të pjesshme në FEA/AUT
"Kam përfunduar studimet në Informatikë Biznesi në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Aktualisht punoj si zhvillues software në shërbimet e qeverisjes elektronike në KreatX, duke kontribuar në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve digjitale për shërbimet e sektorit publik."
Haire Gjonaj – Master në “Informatikë Biznesi”, Analiste Biznesi & Konsulente në Galaxy sh.p.k.; Staf akademik me kohë të pjesshme në FEA/AUT
"Përmes studimeve dhe përvojës profesionale, jam angazhuar në analizimin e kërkesave të biznesit, testimin e sistemeve digjitale dhe mbështetjen e implementimit të zgjidhjeve teknologjike në përputhje me objektivat e transformimit digjital".
Joli Dura – Specialiste në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit, AKSHI; Staf akademik me kohë të pjesshme në FEA/AUT
"Aktualisht punoj si specialiste në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit në AKSHI, ndërkohë që kontribuoj edhe si staf akademik me kohë të pjesshme në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës".
Xhoana Ukaj – Specialiste në Drejtorinë e Infrastrukturës së e-Government, AKSHI; Staf akademik me kohë të pjesshme në FEA/AUT
"Jam specialiste në infrastrukturën e qeverisjes elektronike në AKSHI, ku kontribuoj në zhvillimin, menaxhimin dhe optimizimin e sistemeve digjitale që mbështesin shërbimet publike. Kam përfunduar studimet në Informatikë Biznesi në Universitetin Bujqësor të Tiranës, të cilat më kanë pajisur me një formim të fortë ndërdisiplinor në sistemet e informacionit dhe teknologjitë digjitale"
- Rreth 15% e kurrikulës i dedikohet Shkencave Natyrore, duke mbështetur mendimin analitik dhe kuptimin e sistemeve që lidhen me agrobiznesin dhe mjedisin
- Rreth 25% e kurrikulës fokusohet në Shkencat Socio-Ekonomike, duke forcuar kompetencat në ekonomi, menaxhim dhe procese vendimmarrjeje
- Rreth 60% e kurrikulës i dedikohet Shkencave Teknike, duke përfshirë programimin, analizën e të dhënave, inteligjencën artificiale dhe sistemet e informacionit
- Shembujt praktikë, studimet e rasteve dhe projektet janë të orientuara drejt agrobiznesit dhe agro-industrisë, duke siguruar zhvillimin e kompetencave të aplikuara dhe specifike për sektorin
Programi Master në Informatikë Biznesi është konceptuar mbi një qasje ndërdisiplinore që integron inovacionin teknologjik, analizën e të dhënave, parimet ekonomike dhe menaxhimin e biznesit. Kjo qasje e integruar u mundëson studentëve të përballen me sfida komplekse reale dhe mbështet zhvillimin e zgjidhjeve inovative të bazuara në të dhëna. Programi përfaqëson një model modern arsimor që përgatit të diplomuarit për profesione të reja me kërkesë në rritje në tregun e punës, veçanërisht në kontekstin e transformimit digjital të ekonomisë, agrobiznesit dhe sektorëve të lidhur me të.
- Informatikë Biznesi, Informatikë, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme ICT
- Ekonomiks, Menaxhim Biznesi, Financë me interes për transformimin digjital dhe sistemet e informacionit
- Inxhinieri ose fusha të tjera teknike me njohuri bazë në matematikë, statistikë ose programim
- Kandidatë me kompetenca bazë në metoda kuantitative, analizë të të dhënave ose programim, të motivuar për të zhvilluar aftësi ndërdisiplinore në ndërthurjen e teknologjisë me biznesin