Ekonomi Agrare dhe Politika Evropiane
- Program i avancuar dhe i specializuar që ofron formim të thelluar në ekonominë agrare, zhvillimin rural dhe politikat e Bashkimit Evropian.
- Fokusuar në përgatitjen e specialistëve të aftë për të analizuar, hartuar dhe zbatuar politika zhvillimore në përputhje me standardet dhe instrumentet e BE-së.
- Kombinon njohuri në ekonomi, tregje agroushqimore, politika publike, financa, zhvillim rural dhe metoda moderne të analizës së të dhënave.
- Zhvillon kompetenca kërkimore, analitike dhe vendimmarrëse për të kontribuar në modernizimin e bujqësisë, zhvillimin rural dhe integrimin evropian të Shqipërisë.
- Njohuri të thelluara në ekonominë bujqësore dhe zhvillimin rural.
- Aftësi për analizë dhe vlerësim të politikave publike (ex-ante, monitorim dhe ex-post).
- Kompetenca në përdorimin e metodave ekonometrike dhe analizës së të dhënave.
- Njohuri operative mbi instrumentet dhe institucionet e BE-së në bujqësi dhe zhvillim rural.
- Aftësi për hartimin dhe menaxhimin e projekteve zhvillimore dhe fondeve (IPARD, programe BE).
- Kompetenca për analizë të tregjeve agroushqimore dhe zinxhirëve të vlerës.
- Aftësi për formulimin e politikave dhe rekomandimeve strategjike për sektorin bujqësor.
- Institucione publike si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, AZHBR dhe agjenci të tjera publike, Institucione të planifikimit dhe politikëbërjes
- Qeverisje vendore- Bashkitë dhe strukturat e zhvillimit rural
- Sektori privat si Kompani agro-ushqimore, Eksportues dhe agrobiznese, Konsulencë ekonomike dhe zhvillimore
- Institucione financiare dhe projekte zhvillimi, Banka dhe mikrofinancë në sektorin bujqësor, Projekte të BE-së dhe organizata ndërkombëtare
- Institucione akademike dhe kërkimore si Universitete dhe institute kërkimore, Qendra kërkimore dhe institucione politikëbërëse, OJQ
- Organizata ndërkombëtare si FAO, BE, GIZ, UNDP, etj.
• Shkenca natyrore – 15%: përfshin dimensionin natyror dhe mjedisor, si përdorimi i tokës, shërbimet e ekosistemit, politikat mjedisore dhe zhvillimi i qëndrueshëm rural.
• Shkenca socio_economike – 70%: përfaqëson boshtin kryesor të programit dhe përfshin ekonominë bujqësore, politikat evropiane, zhvillimin rural, analizën e tregjeve, politikat publike, agrobiznesin dhe financat.
• Shkenca teknike – 15%: mbulon komponentin teknik dhe analitik
Programi Master në “Ekonomi Agrare dhe Politika Evropiane” bazohet në një qasje ndërdisiplinore që integron ekonominë, ekonominë agrare, politikat publike dhe evropiane, financat, zhvillimin rural, menaxhimin e projekteve dhe analizën e të dhënave. Kjo qasje u mundëson studentëve të kuptojnë dhe analizojnë sfidat e sektorit agro-ushqimor, ndikimin e politikave publike dhe instrumenteve të Bashkimit Evropian, si dhe proceset e zhvillimit rural dhe integrimit evropian. Programi zhvillon kompetenca në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave dhe projekteve zhvillimore, duke përgatitur specialistë të aftë për të kontribuar në modernizimin e bujqësisë, menaxhimin e fondeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.
- Ekonomi
- Menaxhim Biznesi
- Financë dhe Kontabilitet
- Informatikë Biznesi
- Teknologji Informacioni në Bujqësi dhe Mjedis
- Shkenca Bujqësore dhe Siguri Ushqimore