Inxhinieri Mjedisi dhe Menaxhim Uji
- Përmbush më mirë kërkesat e tregut të punës si në sektorin publik dhe privat, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
- Pajis studentët me njohuri të plota për analizën, vlerësimin dhe menaxhimin e mjedisit, biodiversitetit, ciklit të ujit, ndryshimet klimatike dhe burimeve natyrore;
- Përmirëson kompetencat e studentëve në praktikat e menaxhimit mjedisor, planifikimit hidrologjik dhe hartimit të politikave mjedisore;
- Përgatit studentët me kompetenca më të mira praktike nëpërmjet punëve laboratorike, ekskursione shkencore në terren dhe praktika profesionale;
- Ka një kurrikul ndërkombëtare dhe të harmonizuar në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe praktikat e mira ndërkombëtare.
- Zhvillojnë dhe zbatojnë qasje të qëndrueshme për menaxhimin e burimeve ujore dhe natyrore.
- Hartojnë zgjidhje për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes, si dhe rehabilitimin e zonave të degraduara.
- Menaxhojnë në mënyrë të integruar sistemet e furnizimit me ujë dhe trajtimit të ujërave të ndotura.
- Menaxhojnë në mënyrë efikase trajtimin, riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve.
- Kryejnë dhe zbatojnë vlerësime mjedisore (VNM/VSM) dhe plane të menaxhimit mjedisor.
- Përdorin teknologji moderne, mjete modelimi dhe standarde mjedisore në projektet inxhinierike dhe infrastrukturore.
- Inxhinierë mjedisi dhe uji në sektorin publik dhe privat, përfshirë industri dhe kompani konsulence.
- Specialist mjedisi në institucione shtetërore dhe agjenci mjedisore në nivel kombëtar dhe rajonal.
- Specialist mjedisi në ndërmarrje e ujësjellës-kanalizimeve dhe projekte të infrastrukturës ujore.
- Ekspertë në projekte mjedisore, për rehabilitim mjedisor dhe përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, përfshirë ato të financuara nga BE dhe organizata ndërkombëtare.
- Kërkues shkencor në universitete, institute kërkimore dhe kompani teknologjike mjedisore.
- Këshilltarë në hartimin e politikave mjedisore dhe planifikimit strategjik për zhvillim të qëndrueshëm.
- Egina Malaj, Ph.D, Drejtuese e IA-së, Qendra e Ekselencës, Vancouver, British Columbia, Kanada
- Anila Shallari, Ph.D, Kërkuese në GRED/IRD, Greater Montpellier, France
- Viola Saliaga, MSc., Koordinatore e Projektit për Pajtueshmërinë Ligjore dhe të WFD-së, Agjencia Austriake për Zhvillim, Tiranë
- Aleksander Peqini, Ph.D, Studime Doktorature, Universiteti Justus Liebig Giessen, Gjermani
- Lura Telhaj MSc., Inxhinier mjedisi, S.W.O.T Solution Sh.p.k; Kërkues në Universitetin Justus Liebig Giessen, Gjermani
- Pranvera MZIU, Ph.D., Mësuese, Shkolla Mesme Profesionale Kamëz, Tiranë
- 21 % Kredite në Shkenca Sociale, Ekonomike dhe Politike
- 22 % Kredite në Shkencat e Natyrore
- 57% Kredite në Shkencat Teknike Aplikative dhe Mjedisore
- 18 Kredite ofrohen në gjuhën angleze
Gjatë hartimit të këtij programi është ndjekur qasja ndërdisiplinore, e cila synon integrimin e metodave analitike dhe mjeteve nga disiplina të ndryshme. Kjo qasje mundëson zhvillimin e njohurive dhe zgjidhjeve inovative për problematika komplekse në fushën e mjedisit, ujit dhe burimeve natyrore. Në përputhje me standardet ndërkombëtare (Muster Curricula), programi ndërthur njohuri nga shkencat natyrore, sociale dhe ato teknike të aplikuara.
- “Inxhinieri Mjedisi dhe Uji”
- “Shkenca Bujqësore dhe Siguri Ushqimi”
- “Teknologji Informacioni në Bujqësi dhe Mjedis”
- “Planifikim dhe Arkitekturë Peizazhi”
- “Inxhinieri Pyjore”, etj.