Skip to Content

Hapen aplikimet për programet Master Shkencor dhe Master Ekzekutiv në UBT

8 shtator 2026 by
Admin


Universiteti Bujqësor i Tiranës hap aplikimet për të gjitha programet Master Shkencor dhe Master Ekzekutiv, duke u ofruar të diplomuarve mundësinë për të vijuar studimet e ciklit të dytë në një gamë të gjerë fushash të lidhura me ekonominë, agrobiznesin, bujqësinë, mjedisin, teknologjinë, ushqimin, pyjet dhe zhvillimin rural.

Afati i aplikimit është deri më 5 tetor 2026. Të gjitha aplikimet dhe dorëzimi i dokumentacionit do të kryhen pranë Godinës B, Zyra 107, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT.

Oferta akademike përfshin programe Master të ndërtuara në fusha të ndryshme specializimi, duke u dhënë studentëve mundësinë të thellojnë njohuritë e fituara gjatë studimeve Bachelor dhe të zhvillojnë kompetenca profesionale dhe shkencore të orientuara drejt tregut të punës.

Në kuadër të ofertës akademike janë hapur aplikimet për këto programe:

Programet Master Ekzekutiv

  • Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik Territorial i Zonave Rurale
  • Menaxhimi i Cilësisë dhe Standardeve në Sistemet Agroushqimore

Dokumentacioni për Master Shkencor

Kandidatët që aplikojnë në programet Master Shkencor duhet të dorëzojnë:

  • diplomën e maturës shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose kopje të njësuara me origjinalin; 
  • diplomën dhe listën e notave/suplementin e diplomës së ciklit të parë të studimeve, ose kopje të njësuara me origjinalin; 
  • formularin e aplikimit dhe deklaratën personale, (plotësohet pranë Zyrës së Aplikimit); 
  • kopjen e dokumentit të identifikimit; 
  • dy fotografi personale,
  • si dhe mandat-pagesën për aplikim,  (merret pranë Zyrës së Aplikimit).

Dokumentacioni për Master Ekzekutiv

Për programet Master Ekzekutiv kërkohet 

  • diploma dhe lista e notave/suplementi i diplomës Bachelor, ose kopje të njësuara me origjinalin,
  • diploma dhe lista e notave/suplementi i diplomës Master Shkencor, ose kopje të njësuara me origjinalin. 
  • formulari i aplikimit dhe deklaratën personale, (plotësohet pranë Zyrës së Aplikimit);  
  • kopjen e dokumentit të identifikimit, 
  • dy fotografi personale 
  • dhe mandat-pagesën për aplikim, (merret pranë Zyrës së Aplikimit).

 Afati i aplikimit: deri më 5 tetor 2026

Vendi: Godina B, Zyra 107, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT

Aplikimi: Dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar

Zgjidh programin tënd Master, apliko në UBT!

Dokumentacioni për aplikim Master Shkencor dhe Ekzekutiv