Skip to Content

UBT organizon workshop-in ndërkombëtar BAAWas për potencialin e biokarbon-it në Shqipëri

"Application potentials for biochar from organic wastes in Albania with special consideration of water treatment "

Programi 


Universiteti Bujqësor i Tiranës do të presë, më 21–24 shtator 2026, workshop-in ndërkombëtar “Application potentials for biochar from organic wastes in Albania with special consideration of water treatment”, në kuadër të projektit BAAWAs.

Workshop-i do të fokusohet në potencialin e përdorimit të biokarbon-it të prodhuar nga mbetjet organike, menaxhimin e mbetjeve dhe mundësitë e aplikimit të biochar-it, veçanërisht në trajtimin e ujërave.

Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e UBT-së dhe në Bashkinë Belsh, duke përfshirë prezantime shkencore, diskutime mbi menaxhimin e mbetjeve organike, vizitë në laboratorët e UBT-së, si dhe vizita në ferma dhe zona përreth liqenit të Belshit.

Workshop-i do të mbledhë akademikë dhe ekspertë nga UBT, Justus Liebig University Giessen dhe THM Giessen, duke krijuar hapësirë për shkëmbim njohurish dhe diskutim mbi mundësitë e kërkimit dhe bashkëpunimit në këtë fushë.


BAAWas WORKSHOP PROGRAM