Newsletter
Arritjet dhe prioritetet strategjike të UBT në mbyllje të vitit akademik
Në përmbyllje të vitit akademik 2025–2026, Universiteti Bujqësor i Tiranës mbajti mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë Akademike dhe të stafit administrativ, ku u prezantuan zhvillimet më të rëndësishme institucionale, rezultatet e arritura gjatë vitit dhe prioritetet strategjike. Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, prezantoi vizionin e universitetit për transformimin akademik, të mbështetur në modelin e Universitetit BOKU të Vjenës, duke theksuar se UBT po hyn në një epokë të re zhvillimi, të bazuar në cilësi, standarde ndërkombëtare dhe ekselencë akademike...
UBT workshope intensive për programet e reja
Përgjatë gjithë muajit qershor, Universiteti Bujqësor i Tiranës zhvilloi një seri workshop-esh intensive, të organizuara pothuajse çdo ditë, në kuadër të procesit të sigurimit të cilësissë në implementimin e programeve të reja, në kuadër të reformimit të ofertës akademike UBT-BOKU 2030, për vitin e ri akademik. Workshop-et u organizuan nga Zv Rektori për mësimin Prof. Dr. Ilir Kapaj, Drejtoria e Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë në UBT (DVBSC) dhe koordinatorët e programeve të studimit.
UBT organizon konferencën ndërkombëtare CASEE
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe projektit UBT 2030 dhe transformimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës drejt standardeve më të avancuara europiane.






