Të nderuar të prisnim në një takim zyrtar, në kuadër të programeve Erasmus+, Prof. Asoc. Eleni Malissiova dhe Prof. Dr. Athanasios Manouras nga Departamenti i Shkencave të Kafshëve, Universiteti i Thessaly-së në Volos, Greqi, si dhe kolegët Valeria Sanchini dhe Chiara Sferra nga Departamenti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti i Torinos, Itali.
Pas fjalës së mirëseardhjes nga Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, ata shkëmbyen ide dhe diskutuan mbi mundësitë konkrete të formalizimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi midis institucioneve përkatëse dhe UBT-së, me fokus në realizimin e projekteve në fushën e arsimit, kërkimit shkencor dhe shkëmbimit akademik.
Po ashtu, u diskutua mundësia e anëtarësimit të UBT-së në Aleancën Europiane të Universiteteve, një hap strategjik që do të mundësonte pjesëmarrjen në një platformë prestigjioze bashkëpunimi dhe rritjen e ndërkombëtarizimit.