Skip to Content

UBT pjesë në panairit të sipërmarrjes dhe orientimit profesional

Universiteti Bujqësor i Tiranës mori pjesë në një panair të organizuar në ambientet e shkollës së mesme në Don Bosko, në kryeqytet, i fokusuar në promovimin e sipërmarrjes, edukimit dhe kualifikimit profesional për nxënësit e gjimnazit.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të një projekti Erasmus+ Capacity Building, ku UBT është partner.

Gjatë panairit, përfaqësues të UBT-së prezantuan programet e studimit, tashmë të gjitha të rideizenjuara dhe konceptuara në bashkëpunim dhe nën supervizimin e Universitetit BOKU në Vjenë. Po ashtu u prezantuan mundësitë që universiteti u ofron studentëve gjatë studimeve.

Në një periudhë kur maturantët po përgatiten të zgjedhin degën dhe universitetin ku do të vazhdojnë studimet, aktiviteti shërbeu si një mundësi e mirë për t’i njohur ata nga afër me 13 programet Bachelor, laboratorët, praktikat profesionale, shkëmbimet ndërkombëtare dhe perspektivat e karrierës që ofron UBT. Nxënësit treguan interes për informacionin e marrë dhe zhvilluan diskutime me përfaqësuesit e universitetit mbi mundësitë e studimit dhe zhvillimit profesional.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet shërbeu si një mundësi e mirë për të afruar maturantët me programet e UBT dhe për të promovuar rolin e arsimit në zhvillimin e aftësive profesionale dhe sipërmarrëse të të rinjve.