Skip to Content

UBT nënshkruan statutet e CASEE, një hap drejt bashkëpunimit akademik ndërkombëtar

Në Bukuresht u themelua zyrtarisht Shoqata e Universiteteve të Shkencave të Jetës për Evropën Qendrore dhe Lindore – CASEE. Ceremonia e themelimit bashkoi përfaqësues nga dhjetë universitete kryesore të rajonit, të cilët nënshkruan statutet e shoqatës dhe shënuan fillimin e një partneriteti të fuqishëm në arsim, kërkim dhe inovacion në shkencat e jetës. Përfaqësuesja e UBT në Bukuresht ishte Prof.Asoc. Romina Koto, Zv. Rektore për Marrëdhëniet me Institucionet dhe Publikun, duke theksuar angazhimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës në promovimin e ekselencës akademike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. 

Dhjetë anëtarët themelues të CASEE janë: 

  • Universiteti Bujqësor i Tiranës 
  • Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, Vjenë (BOKU)  
  • Universiteti i Sarajevës – Fakulteti i Bujqësisë dhe Shkencave Ushqimore
  • Universiteti Josip Juraj Strossmayer, Osijek – Fakulteti i Shkencave Agrobioteknike  
  • Universiteti Teknik i Moldavisë 
  • Universiteti “Ion Ionescu de la Brad”, Iași  
  • Universiteti i Shkencave Bujqësore dhe Mjekësisë Veterinare, Cluj-Napoca  
  • Universiteti “King Michael I” i Shkencave të Jetës, Timișoara 
  • Universiteti i Shkencave Agronomike dhe Mjekësisë Veterinare, Bukuresht 
  • Universiteti i Novi Sad – Fakulteti i Bujqësisë. 

Shoqata e re synon të nxisë bashkëpunimin mes universiteteve të shkencave të jetës në Evropën Qendrore dhe Lindore, të promovojë ekselencën akademike, të mbështesë iniciativa të përbashkëta kërkimore dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit. Kjo shoqatë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit akademik rajonal dhe avancimit të njohurive në bujqësi, bioteknologji, shkencat mjedisore dhe fusha të tjera të lidhura.