Skip to Content

Ekipi i UBT, vizitë në BOKU

Në kuadër të projektit UBT-BOKU 2030, një grup i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, i përbërë nga Dekani dhe shefat e departamenteve, zhvilloi një vizitë zyrtare në University of Natural Resources and Life Sciences, Vienna (BOKU University) gjatë datave 15–17 qershor 2026.

Vizita u realizua në kuadër të projektit të përbashkët që Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe BOKU University vijojnë prej dy vitesh, me fokus forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet dy institucioneve.

Një nga objektivat kryesore të vizitës ishte konkretizimi i mundësive për përfshirjen e profesorëve dhe ekspertëve të BOKU University në procesin mësimor të Universitetit Bujqësor të Tiranës, përmes leksioneve të ftuara, moduleve të specializuara dhe formave të tjera të bashkëpunimit në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Gjatë takimeve u dakortësua plani për aktivitete të përbashkëta kërkimore, shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve.

Vizita shërbeu gjithashtu për shkëmbimin e përvojave mbi modernizimin e kurrikulave, integrimin e kërkimit shkencor në procesin mësimor dhe adresimin e sfidave bashkëkohore në sektorët e bujqësisë, mjedisit dhe zhvillimit rural.

Ekipi i UBT zhvilloi gjithashtu takime me stafin akademik dhe kërkimor të universitetit partner për projekte në fushat e Agronomisë, Mjedisit dhe Burimeve Natyrore, Hortikulturës, Mbrojtjes së Bimëve, Shkencave Zooteknike, Akuakulturës dhe Peshkimit.