Skip to Content

Ushqimi dhe Shkencat e të Ushqyerit

• Programi fokusohet në ndikimin e ushqimit dhe stilit të jetesës në shëndetin e njeriut.

• Trajton lidhjen mes zakoneve ushqimore dhe sëmundjeve kronike jo të transmetueshme.

• Ofron mundësi karriere në të ushqyerit, shëndet publik, edukim ushqimor dhe vlerësim nutricional.

• Bachelor “Ushqimi dhe Shkencat e të Ushqyerit”, në bashkëpunim me Universitetin BOKU, përgatit studentët me njohuri shkencore për përmirësimin e shëndetit individual dhe komunitar.


• Analizojnë sistemet ushqimore dhe vlerësojnë ushqyerjen e njeriut për shëndet optimal.

• Zbatojnë parimet e të ushqyerit dhe vlerësojnë cilësinë e sigurinë e ushqimeve në gjithë zinxhirin ushqimor.

• Identifikojnë dhe monitorojnë ndotësit, aditivët dhe kontaminantët ushqimorë.

• Përdorin metoda kërkimore e biostatistikore dhe përgatiten për punë ndërdisiplinore dhe studime të avancuara.

• Institucionet publike, kërkimore dhe projekte zhvillimi që lidhen me ushqimin dhe    shëndetin publik.

• Kompani ushqimore, industri përpunuese dhe shërbime këshillimi në fushën e ushqimit dhe të ushqyerit.

• Pjesëmarrje në ekipe ndërkombëtare që zhvillojnë projekte mbi sistemet ushqimore dhe shëndetin publik.

• Punësim i qëndrueshëm dhe mobilitet në Evropë.



Kliti Rexhepi- Alumni, Nutricionist

“Studimet në Ushqimi dhe Shkencat e të Ushqyerit më kanë ofruar një bazë të fortë shkencore dhe njohuri praktike mbi rolin e ushqyerjes në shëndet, duke më përgatitur për sfidat reale dhe tregun e punës.”

Herga Protoduari- Alumni, Nutricioniste

“Përvoja ime në Ushqimi dhe Shkencat e të Ushqyerit ka qenë thelbësore për formimin tim profesional. Programi më ka ndihmuar të kuptoj ushqyerjen në mënyrë të integruar dhe më ka pajisur me aftësi praktike dhe mendim analitik për zhvillim të mëtejshëm në këtë fushë.”

Hyrida Basha- Dietologe Klinike

“Programi Ushqimi dhe Shkencat e të Ushqyerit ofron formim shkencor dhe praktik, duke pajisur studentët me aftësi për vlerësim nutricional, planifikim dietetik dhe përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies.”

Prof. Dr. Genc Burazeri- Profesor Universiteti i Mjekësisë Tiranë

“Ky program përgatit profesionistë të aftë për të lidhur ushqyerjen me shëndetin dhe sëmundjet kronike, duke kontribuar në parandalim, promovim shëndeti dhe politika efektive për mirëqenien e popullatës.”


  • 27.8% kredite në shkenca natyrore
  • 30% kredite në shkenca teknike
  • 18.9% kredite në shkenca socio-ekonomike


Gjatë zhvillimit të këtij programi zbatohet një qasje e integruar ndërdisiplinore, e cila ndërthur njohuritë nga shkencat natyrore, shkencat shëndetësore dhe dimensioni socio-ekonomik i ushqyerjes. Kjo qasje synon të lidhë bazat biologjike dhe biokimike të ushqyerit me faktorët që ndikojnë në sjelljen ushqimore, mjedisin ushqimor dhe sistemet e prodhimit të ushqimit. Programi integron njohuri nga fusha të ndryshme si nutricioni, shëndeti publik, teknologjia ushqimore dhe shkencat sociale, duke i mundësuar studentëve të analizojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse marrëdhënien midis ushqimit, shëndetit dhe faktorëve socio-ekonomikë, nga niveli individual deri në atë komunitar dhe të sistemeve ushqimore. Në përputhje me standardet ndërkombëtare të arsimit të lartë (Muster Curricula), programi ofron një formim të integruar që mbështet zhvillimin e mendimit kritik, aplikimin e njohurive në praktikë dhe përgatitjen për sfidat e tregut të punës në fushën e të ushqyerit dhe shëndetit publik.

  • Shkencat e të Ushqyerit
  • Inxhinieri Ushqimore, Profili Bioteknologji Ushqimore