Mjekësi Veterinare
• Program i integruar “Mjekësi Veterinare”, në partneritet me Universität für Bodenkultur Wien dhe Veterinärmedizinische Universität Wien, me standarde europiane
• Formim 5.5-vjeçar që ndërthur teorinë me praktikën në fushën e mjekësisë veterinare
• Përgatit mjekë veterinerë të aftë për diagnostikim, trajtim dhe parandalim të sëmundjeve te kafshët
• Garanton kompetenca për shëndetin publik, mirëqenien e kafshëve dhe sigurinë ushqimore
• Njohuri shkencore dhe ligjore veterinare, si dhe kuptim i strukturës dhe nevojave fiziologjike të kafshëve
• Aftësi për menaxhimin, ushqimin, mirëqenien, riprodhimin dhe higjienën e kafshëve
• Kompetenca klinike dhe epidemiologjike për diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve
• Zbatim i programeve parandaluese, inspektime dhe përdorim i sigurt i barnave veterinare për shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore
• Punësim në klinika veterinare private, ferma moderne blegtorale dhe industri agroushqimore
• Pozicione si specialistë të shëndetit të tufës, menaxhimit riprodhues dhe shëndetit publik veterinar
• Punësim në laboratorë diagnostikë, programe kërkim-zhvillimi, institucione publike dhe agjenci inspektuese
• Mundësi në farmaci veterinare, kompani farmaceutike dhe organizata ndërkombëtare për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve
Marvin Brahja – Vet Hospital
Gjatë eksperiencës sime në Vet Hospital kam pasur mundësinë të përballem me raste të ndryshme klinike, duke forcuar çdo ditë aftësitë e mia profesionale. UBT më ka dhënë një bazë shumë të mirë praktike dhe teorike, që më ka ndihmuar të integrohem shpejt dhe me siguri në tregun e punës.
Ervin Resulaj – President i Urdhrit të Veterinerit
"Në rrugëtimin tim profesional, roli si President i Urdhrit të Veterinerit është një përgjegjësi e madhe që kërkon eksperiencë dhe përkushtim. Studimet në UBT kanë qenë themeli që më kanë përgatitur për të kontribuar në zhvillimin dhe përfaqësimin e profesionit në nivel kombëtar."
Shemsho Lamaj – Farmaci Veterinare
"Përmes angazhimit tim në fushën e farmacisë veterinare kam fituar njohuri të thelluara mbi trajtimin dhe menaxhimin e produkteve veterinare. Studimet universitare më ka pajisur me njohuritë e duhura dhe më ka orientuar drejt një karriere të qëndrueshme në treg."
Ani Vodica (Dingu) – ISUV
"Puna ime në ISUV më ka dhënë mundësinë të kontribuoj në sigurinë ushqimore dhe kontrollin e sëmundjeve, një fushë me shumë përgjegjësi. Universiteti Bujqësor i Tiranës ka qenë një pikënisje e rëndësishme për zhvillimin tim profesional, duke më përgatitur me njohuri të aplikueshme drejtpërdrejt në praktikë."
Komponenti në nivel Bachelor i programit të Mjekësisë Veterinare është ndërdisiplinor, duke ofruar një bazë të fortë që integron shkencat biomjekësore bazë me lëndë hyrëse klinike, bazat e epidemiologjisë dhe shëndetit të popullatave, prodhimin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe konceptet kryesore të shëndetit publik dhe qasjes One Health. Ai përfshin gjithashtu trajnimin laboratorik, biostatistikën dhe biosigurinë, në përputhje me standardet e World Organisation for Animal Health, duke siguruar zhvillimin e aftësive thelbësore shkencore dhe profesionale. Në tërësi, ky komponent përgatit studentët me një bazë solide për të vazhduar në trajnimin e avancuar klinik veterinar.