Shkenca Bujqësore dhe Siguri Ushqimi
- Program i ndërtuar në bashkëpunim me Universitetin BOKU, që i përgjigjet nevojave aktuale të tregut të punës
- Ofron formim teorik dhe praktik në prodhimin bimor e shtazor, menaxhimin e fermave dhe akuakulturën
- Fokus në përdorimin e teknologjive dhe metodave inovative për rritjen e produktivitetit dhe qëndrueshmërisë
- Përgatit profesionistë për sektorin agroushqimor dhe institucionet publike, me kompetenca për sfidat e bujqësisë moderne
- Shkencat bujqësore dhe sigurinë ushqimore, duke integruar agronominë, hortikulturën, mbrojtje bimësh, zootekninë dhe akuakulturën.
- Zhvillojnë aftësi praktike për kultivimin e qëndrueshëm të bimëve, mbarështimin dhe mirëqenien e kafshëve, mbrojtjen e kulturave nga faktorët biotikë dhe abiotikë, si dhe menaxhimin e sistemeve të peshkimit dhe akuakulturës.
- Forcojnë kompetencat analitike, teknike dhe menaxheriale, të domosdoshme për përballimin e sfidave të sektorit agro-ushqimor.
- Përgatiten për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit bujqësor dhe industrisë ushqimore.
- Në fermat e vogla, të mesme dhe të mëdha me prodhim bimor dhe blegtoral, duke aplikuar praktika të qëndrueshme prodhimi.
- Pozicione në tregti dhe shpërndarje të inputeve bujqësore, si fara, plehra dhe produkte për mbrojtjen e bimëve.
- Punësim në sistemin publik dhe privat të këshillimit bujqësor dhe agjencitë/ institucionet publike përgjegjëse qëndrore, rajonale apo edhe bashkiake.
- Punë në organizatat joqeveritare që veprojnë në zhvillim rural, mjedis dhe siguri ushqimore.
Moltine Prebibaj – Master në IAM Bar, Lektore në UBT
“Përfaqësoj profilin e akademikut me formim të qëndrueshëm teorik dhe metodologjik në shkencat bujqësore. Pas përfundimit të studimeve Master në IAM Bari, jam angazhuar në mësimdhënie në Universitetin Bujqësor të Tiranës, duke kontribuar në edukimin akademik dhe zhvillimin e kërkimit shkencor.”
Dritan Sadikaj – Master në Gjermani – Tregtar i suksesshëm i inputeve bujqësore
“Kam përfunduar studimet në Agronomi e Përgjithshme në UBT dhe masterin në Mbrojtje Bimësh në Universitetin Leibniz të Hannover-it, Gjermani. Pas një karriere 10-vjeçare akademike në UBT, prej rreth 15 vitesh jam drejtues (Agrimatco Group) të fokusuar në inputet bujqësore dhe asistencën teknike për prodhuesit.”
Elion Ismailaj – Pedagog UBT
"Jam akademik në Mbrojtjen e Bimëve, me fokus në fitopatologji, mësimdhënie dhe kërkim shkencor mbi diagnostikimin e patogjenëve dhe menaxhimin e sëmundjeve, i formuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe i specializuar në universitete italiane.”
Artan Sota – Seleksioner dhe menaxher i suksesshëm ferme
“Jam drejtues dhe sipërmarrës në sektorin bujqësor, ku drejtoj kompaninë AgroArfa sh.p.k., të specializuar në zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e farave të drithrave, duke kontribuar në krijimin dhe regjistrimin e varieteteve të reja në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.”
- 25-26 % Kreditë në Shkenca Sociale
- 26-28 % Kreditë në shkencat e natyrës
- 46-48% Kreditë në Shkenca Teknike
- 12 Kreditë ofrohen në gjuhën angleze
Gjatë zhvillimit të këtij programi është ndjekur parimi i qasjes ndërdisiplinore. Ky parim synon të integrojë metodat analitike dhe mjetet e disiplinave të ndryshme, duke prodhuar njohuri dhe zgjidhje të reja për problemet komplekse me ndikim real në prodhimin bujqësor, mjedisin dhe transferimin e teknologjisë, në kushtet e dinamikave të shpejta të sektorit bujqësor dhe rural.Në përputhje me standardet ndërkombëtare (Muster Curricula), programi integron njohuri nga fushat e shkencave sociale, shkencave natyrore dhe shkencave teknike, duke ofruar një arsimim gjithëpërfshirës që përgatit studentët për të përballuar sfida komplekse në tregun real të punës.
- Agronomi e përgjithshme
- Hortikulturë
- Mjekësi bimore
- Akuakulturë dhe Peshkim
- Zootekni dhe Siguria e produkteve shtazore