Zyra Erasmus e Universitetit Bujqësor të Tiranës mori pjesë në Erasmus Info Day 2025, të organizuar nga Europe House, në emër të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar programet dhe mundësitë që ofron Erasmus+ për studentët dhe të rinjtë që duan të studiojnë, trajnohen apo përfshihen në eksperienca ndërkombëtare.