Skip to Content

Workshopi përmbyllës i projektit mbi vlerësimin e fluksit të emetimeve në lumin Erzen (PKKZH), financuar nga AKKSHI

Realizohet workshopi i fundit për projektin 'Vlerësimi i fluksit të emetimeve të ndotësve në lumin Erzen në kuadër të menaxhimit të qëndrueshëm konform standardeve të BE" (PKKZH), financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

Qëllimi i këtij projekti lidhet me zhvillimin metodologjik të (MORE) modelit për të përcaktuar sasinë e emetimeve të lëndëve ushqyese (nutrientëve), metaleve të rënda dhe substancave të tjera prioritare nga burimet pikësore dhe difuze në basenin e lumit Erzen, vlerësimi i fluksit të emetimeve të ndotësve nëpërmjet mbledhjes së të dhënave, monitorimit, modelimit dhe transferimit të njohurive tek autoritetet vendimarrëse në funksion të menaxhimit të qëndrueshëm të basenit.


Njoftim për aplikimin në dy (2) pozicione vakante si anëtarë të Bordit të Administrimit të UBT-së, përfaqësues të Universitetit