Skip to Content

Vizita e Ambasadorit të Kazakistanit dhe Universitetit Al-Farabi në UBT – Bashkëpunim në Bujqësi dhe Kërkime Shkencore

Të nderuar të prisnim në Universitetin Bujqësor të Tiranës Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, Sh.T. Z. Iskander Aisariyev, i shoqëruar nga një delegacion akademik nga Universiteti Kombëtar Kazakistan Al-Farabi, një ndër institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Azinë Qendrore.


Diskutimet konstruktive mes palëve hodhën themelet për hartimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi konkrete dhe përgatitjen e një projekti të përbashkët në fusha me interes të ndërsjellë, si bujqësia dhe veterinaria.


Bashkëpunimi synon të nxisë zhvillimin e kërkimeve shkencore të përbashkëta, shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, pjesëmarrjen në programe të përbashkëta arsimore dhe shkëmbimin e përvojave më të mira në sferën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.


UBT vlerëson këtë iniciativë nga Universiteti Kombëtar Kazakistan Al-Farabi dhe mbështetjen e Ambasadës së Kazakistanit si një mundësi e jashtëzakonshme për të ndarë dije dhe eksperienca, si dhe për të rritur ndjeshëm cilësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat që përbëjnë prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

PROJEKTI UBT–BOKU 2030. THIRRJE PËR APLIKIM.