Skip to Content

VIDEO- Ceremonia e diplomimit të mbi 1500 studentëve të UBT

Mbi 1500 studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës përmbyllën një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre, mes emocionesh, buzëqeshjesh dhe ëndrrash për të ardhmen. Një rrugëtim që mbyllet, për të hapur shumë të tjera. Krenari dhe emocion në Universitetin Bujqësor të Tiranës! 

Ceremonia u nderua nga prania e Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Arsimit, dhe Z. Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të cilët vlerësuan rolin e UBT dhe inkurajuan të diplomuarit për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

Rektori Prof. Dr. Fatbardh Sallaku theksoi se të diplomuarit janë një aset i çmuar për të ardhmen, ndërsa sipërmarrësi Altin Prenga i frymëzoi studentët të bëhen “influencerë të bujqësisë”. Atmosfera u gjallërua edhe nga performanca e studentit Ibrahim Rustemaj me Ansamblin e “Qemal Stafa” me valle popullore. 12 studentë u nderuan me certifikata mirënjohjeje për ekselencë U shpërndanë diplomat sipas fakulteteve — momenti më i shumëpritur! Dhe në fund… kapelet në ajër, në një shpërthim emocionesh dhe gëzimi. Një ditë që shënon fundin e një kapitulli dhe fillimin e një rruge të re.