Skip to Content

🎙️ Universiteti Bujqësor i Tiranës prezanton podcastin “UBT Talk” – publikohet episodi i parë

Universiteti Bujqësor i Tiranës prezanton “UBT Talk”, podcastin e ri zyrtar që synon të sjellë në vëmendje tema kyçe mbi arsimin, shkencën, inovacionin dhe zhvillimet që formësojnë të ardhmen.


Episodi i parë vjen me një të ftuar të veçantë, profesorin Hubert Hasenauer, akademik i njohur ndërkombëtarisht dhe profesor në Universitetin e Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës në Vjenë (BOKU), si dhe anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.


Në këtë bisedë, Prof. Hasenauer ndan perspektivat e tij mbi:

• rolin e universiteteve në një botë që përballet me sfida globale,

• rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar,

• ndikimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në arsim,

• si dhe të ardhmen e brezit të ri dhe zhvillimin e institucioneve akademike.


Intervista u realizua nga Besmira Pelushaj, Drejtore për Marrëdhëniet me Publikun në UBT, e angazhuar në zhvillimin e projekteve mediatike dhe komunikimin institucional.


Podcasti “UBT Talk” do të shërbejë si një platformë e hapur dialogu, ku ekspertë, akademikë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe studentë do të ndajnë ide, përvoja dhe vizione për të ardhmen.


UBT vazhdon të forcojë rolin e tij si një “think tank” i dijes dhe inovacionit, duke kontribuar në zhvillimin e shoqërisë dhe përgatitjen e profesionistëve të së nesërmes.


▶️ Ndiqni episodin e parë këtu: