Skip to Content

UBT, qendër e dialogut akademik dhe kulturor me Shkollën Verore Ndërkombëtare

Për disa ditë, Universiteti Bujqësor i Tiranës u kthye në një qendër të gjallë diskutimesh akademike dhe shkëmbimesh kulturore, falë zhvillimit të Shkollës Verore Ndërkombëtare “Siguria Ushqimore dhe Jeta e Shëndetshme – FSHL 2025”, të organizuar nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit.

Studentë nga vende të ndryshme të rajonit, së bashku me studentët tanë, ndanë përvoja dhe perspektiva mbi çështje jetike të kohës lidhur me sigurinë ushqimore dhe ushqyerja e shëndetshme.

Programi përfshiu ligjërata të specializuara, sesione interaktive mbi edukimin ushqimor, takime ndërkulturore dhe vizita studimore që krijuan ura bashkëpunimi dhe miqësie.

Kjo Shkollë Verore dëshmoi se Universiteti Bujqësor i Tiranës mbetet një aktor i rëndësishëm në nxitjen e dialogut shkencor dhe ndërkulturor, duke kontribuar për një të ardhme më të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Listat e kandidatëve fitues për transferim studimesh dhe program të dytë studimi