Në kuadër të projektit BEAMING, Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) mori pjesë aktive në një seri diskutimesh të nivelit të lartë me fokus në zhvillimin e Shkencës së Hapur dhe arsimin në fushën e bioekonomisë.
Takimi i radhës u zhvillua më 4 korrik 2025, në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit në Shkup (UKIM), me pjesëmarrjen e Prof. Dr. Elvin Toromani, ku u diskutua mbi praktikat institucionale për Shkencën e Hapur, infrastrukturën digjitale dhe platformat e ruajtjes së të dhënave.
Palët ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta mbi bioekonominë dhe zbatimin e standardeve të Shkencës së Hapur në të dy vendet.
Vëmendje e veçantë iu kushtua Paketës së Punës 7 (WP7), ku u theksua se kuadri ligjor në Shqipëri për Shkencën e Hapur është ende në fazat fillestare.


