Skip to Content

UBT organizon Konferencën Kombëtare të Prodhuesve të Pemëve Frutore

U mbajt sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës Konferenca Kombëtare e Prodhuesve të Pemëve Frutore, e organizuar nga organizata profesionale bujqësore ADAD Malore e cila nënshkroi së fundmi një marrëveshje bashkëpunimi me UBT.

Në konferencë morën pjesë prodhues të pemëve frutore nga i gjithë vendi, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, Ministria e Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, UBT, donatorët, organizatat joqeveritare, ekspertët dhe përfaqësuesit e tregut të frutave.

Konferenca synon të krijojë një platformë për bashkëpunim dhe shkëmbim mes akademisë, prodhuesve dhe donatorêve për përmirësimin e zinxhirit të vlerës në sektorin e pemëve frutore dhe më gjerë. Ajo u organizua në bashkëpunim edhe me organizatat We Effect Europe, AICS dhe GIZ.


UBT, qendër e dialogut akademik dhe kulturor me Shkollën Verore Ndërkombëtare