Skip to Content

UBT dhe Universiteti Humboldt i Berlinit zhvillojnë praktikë të përbashkët mësimore në Shqipëri

Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin Humboldt të Berlinit nga data 22 Shtator deri më 1 Tetor 2025 po implementojnë një praktikë të përbashkët mësimore gjermano-shqiptare, ku një grup studentësh të ciklit Bachelor dhe pedagogësh nga Universiteti Humboldt i Berlinit po vizitojnë Shqipërinë si pjesë e një kursi të detyrueshëm praktik në terren të fokusuar në tematika bujqësore dhe mjedisore.

Pjesë e ekspeditës në terren do të jenë dhe disa studentë të ciklit Bachelor dhe Master nga Universiteti Bujqësor i Tiranës të cilët përveçse do të njihen me kolegët nga Gjermania do të jenë pjesë e punës në terren dhe do të shkëmbejnë ide e përvoja përgjatë aktiviteteve të përbashkëta kërkimore.

Ekspedita në 3 ndalesa të ndryshme në Shqipëri do të jetë e mbikqyrur nga dy profesorët nga Universiteti Humboldt i Berlinit, Dirk Pflugmacher dhe Daniel Müller, dhe Olsid Mema nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.


Trajnim mbi metodologjinë e vlerësimit të fluksit të ndotësve në lumin Erzen (PKKZH)