Skip to Content

UBT dhe BOKU: Workshop-e mbi rolin e departamenteve dhe reformën akademike

Dita e dytë me kolegët BOKU ishte e organizuar në disa workshop-e ku tema kryesore e ditës ishte e fokusuar tek roli i departamenteve në fushën e kërkimit, mësimdhënies dhe administrimit, nisur që nga përcaktimi i kompetencave të departamentit, rekrutimi i stafit akademik, planifikimi dhe menaxhimi i burimeve e deri tek procesi i marrjes së vendimeve dhe rregullat e performancës. 

Po ashtu, u diskutua edhe mbi rolin e dekanatit në procesin e reformës, kërkimin shkencor dhe rishikimin e tre programeve ekzistuese Bachelor.

Shëmbimi i ideve dhe eksperiencave mes dy ekipeve është një model i real i asaj se si partneritetet ndërkombëtare i japin formë të ardhmes së universiteteve dhe kontribuojnë në zhvillimin e arsimit të lartë.

UBT dhe BOKU: Një vit arritjesh në transformimin e arsimit të lartë shqiptar