Vijon me sukses realizimi i një prej iniciativave më ambicioze për transformimin e arsimit të lartë në Shqipëri, projekti vizionar i Universitetit Bujqësor të Tiranës në partneritet strategjik me Universitetin BOKU të Vjenës.
Në këtë kuadër, në misionin e 11 të projektit, Komiteti i Kurrikulës së Studimit (KKS) dhe të gjitha Grupet e Punës (GP) prezantuan një panoramë të qartë të arritjeve të vitit të parë të implementimit, duke vendosur gurë themeli për objektivat e vitit të dytë.
Takimet intensive mes ekipeve të UBT dhe BOKU u përqendruan tek:
• zhvillimi i programeve të reja Master në përputhje me standardet ndërkombëtare,
• identifikimi i temave kyçe të kompetencave për çdo fushë,
• rishikimi i tre programeve ekzistuese Bachelor,
• përmirësimi i strukturës administruese, marrëdhënieve me publikun dhe përgatitja e përmbajtjes për faqen zyrtare të UBT.
Rezultatet e deritanishme janë dëshmi e qartë e përkushtimit, vizionit dhe energjisë së këtij partneriteti, i cili synon të ndërtojë një sistem arsimor konkurrues, inovativ dhe të orientuar drejt së ardhmes dhe modernizimit të standardeve universitare.
Ky sukses i përbashkët nuk është vetëm një arritje për UBT, por edhe një model frymëzues për arsimin e lartë shqiptar, duke përgatitur specialistët dhe liderët e së nesërmes në bujqësi, mjedis dhe zhvillim të qëndrueshëm.