Misioni i 11-të i bashkëpunimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit BOKU të Vjenës u finalizua me një takim përmbyllës me të gjithë stafin akademik të UBT ku u prezantuan e u diskutuan vendimet kryesore dhe u hodhën ide konkrete, pyetje e sugjerime të vlefshme nga pjesëmarrësit.
Takimi shërbeu si reflektimin mbi arritjet e deritanishme, por edhe për përcaktimin e qartë të hapave të mëtejshëm dhe planifikimin strategjik të aktiviteteve që do të çojnë përpara vizionin e përbashkët për modernizimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe praktikave inovative.






