Skip to Content

UBT akordon gjashtë tituj akademikë "Profesor" dhe "Profesor i Asociuar"

16 korrik 2026 by
UBT akordon gjashtë tituj akademikë "Profesor" dhe "Profesor i Asociuar"
Web Publikime

Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik (KPPA), në bashkëpunim me Drejtorinë e Shkencës dhe Promovimit Akademik (DSHPA) në UBT zhvilloi mbledhjen e radhës, në kuadër të procedurave për promovimin akademik të personelit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjatë mbledhjes, Komisioni shqyrtoi dosjet dhe dëgjoi prezantimet në gjuhën angleze të gjashtë kandidatëve në kërkim të fitimit të titujve akademikë "Profesor" dhe "Profesor i Asociuar". Pas vlerësimit të veprimtarisë akademiko-shkencore të secilit kandidat dhe verifikimit të përmbushjes së standardeve të kërkuara, Komisioni vendosi me unanimitet të plotë akordimin e gjashtë titujve akademikë.

Titulli akademik "Profesor" iu akordua:

  • Prof. Dr. Oltjana Zoto, staf akademik në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës;

  • Prof. Dr. Skënder Uku, staf akademik në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës;

  • Prof. Dr. Edmond Hala, staf akademik në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Ndërsa titulli akademik "Profesor i Asociuar" iu akordua:

  • Prof. Asoc. Dr. Dhurata Shehu, staf akademik në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës;

  • Prof. Asoc. Dr. Jonida Biçoku, staf akademik në Universitetin "Aleksandër Xhuvani", Elbasan;

  • Prof. Asoc. Dr. Teuta Çerpja, staf akademik në Universitetin "Aleksandër Moisiu", Durrës.

Ky proces promovimi pasqyron rëndësinë që i kushtohet vlerësimit të meritës akademike, kërkimit shkencor dhe kontributit në zhvillimin e arsimit të lartë. Për Universitetin Bujqësor të Tiranës, akordimi i katër titujve të rinj akademikë për stafin e tij përfaqëson një arritje të rëndësishme institucionale, duke dëshmuar cilësinë e burimeve njerëzore dhe angazhimin e universitetit për të promovuar ekselencën në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Universiteti Bujqësor i Tiranës shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë pedagogët e promovuar, duke u uruar suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tyre akademike dhe shkencore.