Skip to Content

UBT, 74 vjet dije dhe sfida!

I krijuar fillimisht si Instituti i Lartë Bujqësor (ILB) më 1 nëntor të vitit 1951, sot pas 74 vitesh Universiteti Bujqësor i Tiranës i ka qëndruar besnik traditës, ka zgjeruar ofertën në fushën e dijes dhe kërkimit shkencor, ka rritur kapacitetet  akademike dhe nivelin e ekspertizës laboratorike.

Sot, fakultetet, departamentet dhe pedagogët janë partnerët më të mirë të Qeverisë Shqiptare gjatë hartimit dhe zbatimit të programeve dhe strategjive të zhvillimit të sektorit bujqësor.

UBT ka të qartë perspektivën dhe rrugën drejt viteve 2030 duke u shndërruar në  Qendër Ekselence Rajonale, falë edhe  mbështetjes strategjike të siguruar nga Universiteti BOKU i Vjenës, dhe veçanërisht me mbështetjen e posaçme të Kryeministrit të vendit, Z. Edi Rama dhe ministrave të Qeverisë Shqiptare.

Për herë të parë, në këtë vit të ri akademik, studentët e regjistruar në UBT po ndjekin një ofertë të re akademike, të ndërtuar sipas modelit të Universitetit BOKU në Vjenë, një ndër universitetet më të mira dhe prestigjioze në Evropë.

Falë këtij bashkëpunimi, UBT garanton që çdo specialist i diplomuar në këto programe do të ketë të njëjtin nivel përgatitjeje profesionale si kolegët e tyre të diplomuar në Vjenë apo çdo universitet tjetë në BE, duke u bërë të aftë t’u përgjigjen kërkesave, sfidave dhe standardeve të tregut të punës dhe bujqësisë europiane në kuadër të vizionit “Shqipëria Europiane 2030”.

Në një kohë kur stacioni ynë i radhës është Evropa, UBT po dëshmon se Shqipëria mund të mësojë, të prodhojë dhe të mendojë si Evropa, me dije, bashkëpunim dhe vizion të qartë.