Skip to Content

Trajnime për mjekët veterinerë: Aftësi dhe njohuri të avancuara

Si pjesë e Programit Kombëtar të Trajnimeve, Universiteti Bujqësor i Tiranës zhvilloi trajnimet rajonale për mjekët veterinerë, me fokus te forcimi i njohurive profesionale dhe rritja e kapaciteteve praktike.

Trajnimi kombinon sesione teorike dhe praktike, të drejtuara nga stafi akademik i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, dhe ka për qëllim:

Përditësimin e njohurive mbi sëmundjet për shëndetin e kafshëve, zbatimin praktik të legjislacionit veterinar, forcimin e rolit të mjekut veteriner në mbrojtjen e shëndetit publik dhe nxitjen e shkëmbimit të përvojave midis specialistëve të terrenit dhe stafit akademik.

Ky aktivitet realizohet falë bashkëpunimit midis UBT – Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë, duke dëshmuar angazhimin e përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të profesionit veterinar në vend.

Trajnimi ofron një hapësirë profesionale për zhvillim dhe praktikë, duke fuqizuar rolin kyç të mjekëve veterinerë në garantimin e shëndetit të kafshëve dhe të publikut, si dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve veterinarë në nivel kombëtar.