Trajnim mbi Projektin 'Vlerësimi i Fluksit të Emetimeve të Ndotësve në Lumin Erzen në Kuadër të Menaxhimit të Qëndrueshëm Konform Standardeve të BE" (PKKZH), financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).
Gjatë takimit u prezantua metodologjia e mbledhjes së të dhënave, monitorimit,dhe përpunimit të të dhënave gjatë fazave të implementimit të projektit.
Qëllimi i këtij projekti lidhet me zhvillimin metodologjik të (MORE) modelit për të përcaktuar sasinë e emetimeve të lëndëve ushqyese, metaleve të rënda dhe substancave të tjera prioritare nga burimet pikësore dhe difuze në basenin e lumit Erzen, vlerësimi i fluksit të emetimeve të ndotësve nëpërmjet mbledhjes, monitorimit, modelimit dhe transferimit të njohurive tek autoritetet vendimarrëse në funksion të menaxhimit të qëndrueshëm të basenit.