Skip to Content

Trajnim dhe workshop mbi prodhimin e mocarelës dhe gjizës në UBT, në bashkëpunim me artizanë italianë të Gioia del Colle

Në mjediset e Laboratorit të Përpunimit të Qumështit, në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT, u zhvillua një trajnim mbi prodhimin e mocarelës nën asistencën e artizanëve italian nga Komuna e Gioia del Colle, Bari Itali. 

Qëllimi i kësaj iniciative është transferimi i teknologjive për prodhimin e produkteve të qumështit në Shqipëri dhe Itali (për gjizën dhe mocarelën), si dhe hartimi i një manuali prodhimi të një produkti tipik tradicional si gjiza apo djathi i napës, bazuar te eksperienca e parterëve me Mozzarelën DOP të Gioa del Colle.

Në këtë trajnim morën pjesë anëtarë të stafit akademik e teknik dhe studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, nxënës të Shkollës së Mesme Teknolgjike Hoteleri-Turizëm dhe përfaqësues të industrive të përpunimit të qumështit në Shqipëri.

Paralelisht, u zhvillua një workshop gjatë të cilit u prezantua legjislacioni shqiptar dhe procedurat që ndiqen për çertifikimin e produkteve ushqimore, vlerat dhe metodat e prodhimit tradicional të gjizës dhe djathit të napës në Shqipëri, potencialin dhe sfidat me të cilat përballen prodhuesit gjatë çertifikimit të produkteve të tyre etj.

Nga ana e partnerëve italianë u prezantua eksperienca e prodhimit të Mocarelës DOP të Gioa del Colle dhe procedurat e ndjekura për çertifikimin e këtij produkti, që nga plotësimi i kushteve në fermë deri në prodhimin e produktit përfundimtar me karakteristika të veçanta, “nga ferma në tavolinë”.

Trajnimi u realizua në vazhdim të Projektit “PROspeti PROspettive di Filiere casearie ad ImpaTto 0 - "PROFIT 0"

L.R. 20/2003 del 25/08/2003 “Partenariato per la Cooperazione” art. 3 “Partenariato fra comunità locali” Piano triennale 2022-2024– Avviso Pubblico 2024. 

NJOFTIM PËR MOBILITET TË STUDENTËVE TË FEA