Universiteti Bujqësor I Tiranës njofton se Programi READ – Research Expertise from the Academic Diaspora, i mbështetur nga Albanian-American Development Foundation (AADF) në bashkëpunim me AKKSHI dhe IIE, ka hapur thirrjen për aplikime për kohortën e 5-të.
1. THIRRJE PËR PERSONELIN AKADEMIK – FELLOWSHIP FOR ALBANIAN RESIDENT SCHOLARS
Programi READ ofron mundësi për pedagogët dhe studiuesit rezidentë në Shqipëri, përmes ofrimit të një Granti Kërkimor deri në 500,000 ALL (2,500,000 ALL për projekte që ndjekin kërkim të aplikuar).
Sesion Informues: Më shumë informacion në lidhje me kriteret e aplikimit do të jepen në sesion informues që do të zhvillohet në sallën “Skender Xhiku”, FBM, UBT në datën 14 Janar 2026, ora 11.00.
Afati i aplikimit: 30 Janar 2026;
Apliko në linkun: https://tinyurl.com/2729x8a7
2. THIRRJE PËR DOKTORANTËT E UBT-së – FELLOWSHIP FOR PhD STUDENTS
READ ofron një mundësi shumë të mirë studentëve doktorantë rezidentë në Shqipëri përmes hapjes së një thirrje të vecantë [https://www.iiefeedback.org/se/6125022570ADF573]
Ky program ofron:
· Grante deri në 500,000 ALL për të mbështetur kërkimin për disertacion, kostot e botimit, pjesëmarrjen në trajnime dhe/ose pjesëmarrjen në konferenca;
· Mundësi për mbikëqyrje të doktoraturës, mentorim ose të tjera mundësi bashkëpunimi me studiues të Diasporës Shqiptare;
· Mundësi trajnimi me projektet READ që zhvillohen në Shqipëri.
Sesion Informues: Më shumë informacion në lidhje me kriteret e aplikimit do të jepen në session informues që do të zhvillohet në UBT në datën 14 Janar 2026, ora 11.00 në sallën “Skender Xhiku”, FBM;
Afati i aplikimit: 30 Janar 2026;


