Skip to Content

THIRRJE PËR APLIKIM PËR STUDENTË ERASMUS+

Në kuadër të projektit Erasmus+ KA171 midis Universitetit të Milanos (UMIL), në Itali dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për lëvizje studentësh, gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2025-2026.

Në këtë projekt ftohen të aplikojnë studentët nga:

Fakulteti

Cikli

Kuota

Mjekësisë Veterinare

Bachelor & M. Sc.

1


Doktoratë

1

Bujqësisë dhe Mjedisit

Bachelor & M.Sc.

3


Doktoratë

1

Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Bachelor & M.Sc.

4

 

Dokumentet e nevojshme për aplikimin duhet të dërgohen me email në adresën elektronike erasmusoffice@ubt.edu.al  janë:

  1. Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti);
  2. Curriculum Vitae;
  3. Listë e përditësuar e notave;
  4. Letër motivimi;
  5. Certifikatë zotërimi të gjuhës Italiane ose Angleze (niveli B1 dhe B2 respektivisht)
  6. Propozimi i aktivitetit kërkimor (i kërkuar vetëm për studentët doktorantë).

 Universiteti Bujqësor, si institucioni dërgues, bën përzgjedhjen paraprake të studentëve aplikues bazaur në performancën akademike dhe njohuritë e gjuhës së huaj. Bursa është 850 Euro/muaj, plus 275 Euro rimbursim i udhëtimit vajtje-ardhje.

Afati i fundit për aplikim është data: 30 NETOR, 2025.

Erasmus MILANO