Studentët e vitit të fundit nga pesë fakultetet e Universitetit Bujqësor të Tiranës morën pjesë në një trajnim frymëzues të organizuar nga IJR Student 21, një komunitet global studentor me prani në mbi 190 shtete, i fokusuar në zhvillimin akademik, social dhe shpirtëror të të rinjve.
Në bashkëpunim me Global Leadership Partners, UBT dhe IJR Student 21 ofruan për studentët një gamë mundësish për zhvillimin personal dhe profesional përmes aktivitetelor sportive, kampeve, udhëtimeve dhe seminareve akademike.
Seminari i fundit me temë “Leadership for Success” ofroi një eksperiencë të veçantë mësimore, duke u fokusuar tek identiteti i udhëheqësit dhe sjelljet kyçe të lidershipit, me lektorët Steve Shoemake dhe Tim Couch nga “Global Leadership Partners”.
Gjatë trajnimit, studentët u inkurajuan të zbulojnë potencialin e tyre si liderë dhe të zhvillojnë aftësi që do t’i ndihmojnë në rrugëtimin e tyre profesional.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të UBT-së për të krijuar një network studentor që nxit lidershipin, zhvillimin personal dhe profesional, duke i përgatitur studentët për sukses në karrierën e tyre dhe në komunitetin akademik.


