Skip to Content

Shqipëria hap rrugën e gjelbër drejt Europës

Shqipëria ka hapur sot kapitujt 11, 12, 13 per Bujqesine dhe Kapitullin 27 për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike në Bruksel, një moment historik që vë në qendër bujqësinë, zhvillimin rural dhe mjedisin, sektorë që janë gurë themeli të së ardhmes sonë. Ky hap i madh është jo vetëm një vlerësim për punën e fermerëve dhe bizneseve, por edhe një mirënjohje e merituar për stafin e Ministrive të Bujqësisë dhe Mjedisit, te cilet me profesionalizëm, përkushtim dhe këmbëngulje bëne të mundur përgatitjen, hapjen dhe avancimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm. Puna e tyre e palodhur ka sjellë Shqipërinë më pranë standardeve evropiane dhe ka hapur dyert për një epokë të re zhvillimi.

Në këtë rrugëtim, UBT mbetet një aktor qendror. Përmes reformave dhe bashkëpunimit të thelluar me BOKU e Vjenës, UBT po formëson brezin e ri të ekspertëve që do të udhëheqin bujqësinë dhe mjedisin shqiptar drejt vitit 2030, më inovativ, më të gjelbër dhe më konkurrues.

Ky është një moment që hap horizonte të reja për të rinjtë, për fermerët dhe për bizneset shqiptare. Një moment që na motivon të punojmë edhe më fort, të mendojmë më gjerë dhe të synojmë më lart.

UBT është gati të vazhdojë kontributin e saj si një qendër moderne ekselence, duke sjellë dije, vizion dhe pasion për një bujqësi dhe mjedis shqiptar krenar për rrënjët dhe i gatshëm për të ardhmen evropiane.