Skip to Content

Shpallet thirrja për aplikime për lëvizje studentësh, midis Pamukkale University, në Turqi dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës,

21 nëntor 2024 by
Admin

NJOFTIM

Tiranë më, 20.11.2024

Në kuadër të projektit Erasmus+ midis Pamukkale University, në Turqi d​he Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për lëvizje studentësh, gjatë semestrit të dytë 2024-2025.

Në këtë projekt ftohen të aplikojnë studentët nga degët Bachelor Teknologji Ushqimore”, dhe degët M.Sc. Teknologji Ushqimore”, Bioteknologji Ushqimore” dhe studentët e vitit të dytë të M.Sc. “Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit” të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit.

Dokumentet e nevojshme për aplikimin e studentëve cikleve Bachelor dhe MSc janë:

  1. Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti);
  2. Curriculum Vitae;
  3. Listë e përditësuar e notave;
  4. Letër Motivimi;
  5. Certifikatë zotërimi gjuhës Angleze ose Turke (niveli B2 sipas CEFRL)

Universiteti Bujqësor, si institucioni dërgues, bën përzgjedhjen paraprake studentëve aplikues bazaur në performancën akademike dhe njohuritë e gjuhës së huaj. Parashikohet lëvizja e dy studentëve (2 kuota). Bursa është 800 Euro/muaj, plus 275 Euro rimbursim i udhëtimit vajtje-ardhje.

Dorëzimi i dokumentacionit për aplikim bëhet adresat elektronike: erasmusoffice@ubt.edu.al  dhe ebasha@ubt.edu.al.

Afati i fundit për aplikim është data: 8 DHJETOR, 2024.