Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve si pjesë e Universitetit Bujqësor të Tiranës, në rolin e tij thelbësor për ruajtjen dhe promovimin e farërave autoktone, ishte në qendër të festimit të Ditës Ndërkombëtare të Ushqimit me produktet e kultivuara nga farërat autoktone shqiptare.
Në këtë ditë, Shoqata e Agroturizmit të Shqipërisë, së bashku me Universitetin Bujqësor të Tiranës, Agroturizëm Gjepali, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, FAO dhe GIZ, promovuan pasurinë e varieteteve autoktone përmes ushqimit, farave dhe dialogut.
Pjesëmarrësit u njohën me koleksionin e farërave vendase dhe diskutuan rëndësinë e tyre në forcimin e ekonomisë, zhvillimin e bujqësisë rurale apo turizmit të qëndrueshëm dhe ruajtjen e biodiversitetit.

