Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel administrativ në kategorinë “Specialist/Inxhinier” pranë Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Fondeve dhe Investimeve.
1-Specialist-Kategoria IV-2
Kritere të Veçanta janë:
- Të ketë përfunduar studimet e larta në ciklin Bachelor dhe Master Shkencor, ose Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND), në degën Inxhinieri Ndërtimi.
- Të zotërojë përvojë pune në profesion jo më pak se 1 (një) vit punë.
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike, të cilat të jenë të provuara me dëshmi përkatëse.
Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk pranohet.
Konkursi do të zhvillohet në godinën A, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit (kati I), zyra e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike me nr.125 A, në datën 24.02.2026 në orën 1200.
Të interesuarit do të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 19.02.2026.
Kriteret e përgjithshme dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të bashkëngjitura.