Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel akademik në kategorinë “Asistent Lektor” pranë Departamentit të Moduleve Klinike në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare.
1-Asistent Lektor
Kritere të Veçanta janë:
- Të jetë diplomuar në sistemin me kohë të plotë në: Master Shkencor në Mjekësi Veterinare (brenda dhe jashtë vendit).
- Të ketë notë mesatare mbi 8.00 në ciklin e studimit; Master Shkencor në Mjekësi Veterinare.
- Të jetë nën moshën 30 vjeç në momentin e aplikimit.
Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk pranohet.
Konkursi do të zhvillohet në godinën A, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit (kati I), zyra e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike me nr.125 A, në datën 26.02.2026 në orën 1200.
Të interesuarit do të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 23.02.2026.
Kriteret e përgjithshme dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të bashkëngjitura.